I dënuar për trafik droge në Itali/ Spak kërkon konfiskimin e pasurive të Bledar Seferit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

SPAK ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit konfiskimin e pasurive të sekuestruara tashmë të Bledar Seferit (alias Hakorja) i cili është i dënuar në Itali për trafik ndërkombëtar droge.

Bledar Seferi (Hakorja), ka lindur ne Brezhdan të Dibrës, i datëlindjes 09.07.1980 dhe me precedent penale.

Në vitin 2010, Bledar Hakorja është arrestuar për trafik ndërkombëtar droge, sëbashku me shtetasin Arbri Goga, të dy rezident në Firence, ndërkohë që lëviznin në Perugia dhe Romë.

Sipas SPAK, në përfundim të procesit të hetimit pasuror “u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre”.

NJOFTIMI I PLOTE

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar Tiranë, ka përfunduar verifikimet në lidhje me procedimin pasuror Nr.1/2020, në ngarkim të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij.

Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, me vendimin Nr.03 datë 07.02.2020, ka vendosur sekuestrimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja) dhe familjarëve të tij, pasi nga verifikimet e kryera ka rezultuar se shtetasi shqiptar Bledar Seferi (alias Hakorja), ka pasur lidhje me shtetasin Giovanni Di Cosimo dhe pjestarë të tjerë të grupit kriminal në Itali e Shqiperi dhe është i përfshirë në aktivitet kriminal të trafikimit të lëndëve narkotike në kuadër të grupit të strukturuar kriminal.

Në përfundim të procesit të hetimit pasuror u arrit në konkluzionin se lidhur me pasuritë e sekuestruara ekzistojnë të gjitha kushtet e parashikuara në nenin 24 të ligjit nr.10192, datë 03.12.2009 “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar, trafikimit dhe korrupsionit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”, për të vendosur konfiskimin e tyre.

Lexo edhe :  Nga India deri në Filipine, si po zëvendësohen shqiptarët

Në këto kushte Prokuroria e Posaçme me datë 15.06.2021, i kërkoi Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, konfiskimin e pasurive të shtetasit Bledar Seferi (alias Hakorja), si dhe familjarëve të tij, si më poshtë:

  1. Një fabrikë për prodhimin e lëndëve plastike në Shijak, Durrës. Asetet, aksionet/kuotat dhe pasuritë e subjektit “REY PLASTICA” sh.p.k. me NIPT L71325502Q, me status aktiv.
  2. Pasuria e llojit Arë+Truall me sipërfaqe 5954 m², nga kjo sipërfaqe ndërtesë 3070 m², ndodhur në Durrës. Në këtë pasuri ushtron aktivitetin subjekti “REY PLASTICA” sh.p.k.
  3. Pasuria e llojit ullishtë me sipërfaqe 6550 m², ndodhur në Tiranë.
  4. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500, viti prodhimit 2008
  5. Automjet i markës “Land Rover”, modeli RANGE ROVER, viti prodhimit 2014;
  6. Automjet i markës “AUDI”, modeli A2, viti prodhimit 2001;
  7. Automjet i markës “Fiat”, modeli 500L, viti prodhimit 2014;
  8. Automjet i markës “Mercedes Benz”, modeli B180 CDI, viti prodhimit 2012;
  9. Llogari bankare në shumën 3.103.244 lek.
  10. Llogari bankare në shumën 21.022 euro.

Të fundit

Safet Gjici në qeli, KQZ i kërkon pagesën e gjobës përmes përmbarimit

Edhe pse ndodhej në burg për shkak të një video-skandali, “faturat” e kanë përndjekur Safet Gjicin. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve...

“S’kemi ardhur për sulme”, Rama: Mbase mendoni se e mbroni Shqipërinë nga ne!

Batutës së kryeministrit Edi Rama për përfaqësuesit e teknologjisë, iu përgjigj Kreshnik Rexha, bashkëthemelues i kompanisë së sigurisë kibernetike SquareVertex.Ai. “E siguroj kryeministrin që kemi...

18 korrik 1925 – Adolf Hitleri boton Mein Kampf

Libri-manifest që parashikoi tmerrin e Luftës së Dytë Botërore Më 18 korrik 1925, në Gjermani, u botua një libër që, në fillim, nuk ngjalli ndonjë...

Ministrja Ibrahimaj: Shqipëria vendi i tetë në Evropë për shërbimet digjitale

Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj, ka deklaruar këtë të enjte, më 18 korrik, se Shqipëria është vendi i...

Raporti i KE: Shqipëria në vend të parë me perqindjen më të lartë të të paraburgosurve

Nga Monada Mehmetaj, Strasburg Në një Europë që përpiqet të harmonizojë drejtësinë me të drejtat e njeriut, Shqipëria bie në sy për arsyet e gabuara:...

Lajme të tjera

Web TV