Me Himnin Kombëtar dhe portretin e Asdrenit/ Banka e Shqipërisë prezanton kartëmonedhën 10 mijë lekshe

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Banka e Shqipërisë prezantoi ditën e sotme dy prerje të reja të kartëmonedhave shqiptare, të cilat dalin zyrtarisht në treg duke nisur nga 30 qershori i 2021.

Në një konferencë për media, Guvernatori Gent Sejko tha se BSH prezanton sot prerjet e reja të 1 mijë lekëshit dhe 10 mijë lekëshit, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare.

“Kartëmonedha më e re, me vlerë 10 mijë lekë, prezantohet sot. BSH prezanton sot dy kartëmonedha të reja, prerjet 1 mijë lekë dhe 10 mijë lekë, ku kjo e fundit është një prerje krejtësisht e re në serinë e kartëmonedhave shqiptare. Hedhja në treg për herë të parë përfaqëson në vetvete shkallën e zhvillimit të sistemit elektronik të pagesave, si dhe tregues të tjerë, që lidhen me trajtimin e parasë. Kjo shoqëron zhvillimin ekonomik të vendit dhe plotëson kërkesat e tregut për ta pasur. Prezantimi dhe hedhja e saj në qarkullim do të mundësojë një qarkullim më të mirë të parasë, duke ulur kostot e prodhimit, magazinimit dhe shpërndarjes, si dhe duke rritur efikasitetin e BSH. Gjithashtu, prezenca e kësaj prerje më të lartë rrit efikasitetin e BSH edhe për të administruar një stok, për të përballuar raste të rritjes së paparashikuar të kërkesës së tregut”, tha Sejko

Më tej, Guvernatori Sejko përmendi disa veçori të këtyre kartëmonedhave të reja, duke u shprehur se “kartëmonedha 1 mijë lekë del me një dizajn të rifreskuar, duke pësuar ndryshime që lidhen me të gjitha elementët në tërësi. Kartëmonedha 10 mijë lekë mban simbolet e identitetit tonë kombëtar, shoqëruar me autorin e Himnit Kombëtar Aleksandër Stavër Drenova (Asdreni). Kartëmonedha 1 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, ndryshon ngjyrë në kënde të ndryshme shikimi, si dhe shiritin e ndritshëm në pjesën e pasme. Kartëmonedha e re 10 mijë lekë ka të integruar numrat, shkronjat, si dhe elementin e njohjes nga të verbrit, hologramën e shoqëruar me efekte të ndryshme optike”.

Të fundit

Tedi Blushi: Numri i lartë i të paraburgosurve në Shqipëri, dëshmon hapur abuzimin

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, mbajti sot një deklaratë për mediat, nga ku foli për...

“S’më ekstraduan, erdha vetë”, Florenc Çapja: Nuredin Dumanin nuk e njoh fare!

Florenc Çapja, i cili akuzohet se porositi vrasjen e Sokol Sanxhaktarit, dhëndrit të ish-kryebashkiakut Qazim Sejdini, ka mohuar të ketë lidhje me ngjarjen. Ai ka...

E bujshme/ Trent Alexander-Arnold njofton largimin nga Liverpool në fund të sezonit

Mbrojtësi i Liverpoolit, Trent Alexander-Arnold, ka njoftuar se do të largohet nga klubi në fund të sezonit.  Ylli anglez largohet pas 20 vitesh nga klubi...

Enca konfirmon ndarjen nga partneri

Pas muajsh spekulimesh në mediat rozë, Enca Haxhia ka vendosur të japë një përgjigje të drejtpërdrejtë për statusin e saj sentimental. Prej disa kohësh...

Greqia në krizë për punëtorët e turizmit, mbi 80 mijë vende pune bosh

Sezoni turistik në shumicën e zonave të vendit ka më se një muaj që ka filluar me premisa pozitive si kurrë ndonjëherë, por ndërsa...

Lajme të tjera

Web TV