“Ai shpërtheu”, Vuçiç tregon debatin dhe tensionet me Kurtin: Nuk do e njohim kurrë Kosovën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

“Ai erdhi duke mos u pajtuar për asgjë. Erdhi e më pyeti se kur do ta njohim Kosovën. I kam thënë kurrë. Ai shpërtheu”.

Kështu deklaroi presidenti serb Aleksandar Vuçiç pas takimit në kryeministrin Albin Kurti, i zhvilluar në Bruksel me ndërmjetësimin e Bashkimit Europian. Takim që ka qenë tejet i tensionuar dhe kjo për faktin se Kurti i ka kërkuar në mënyrë të drejtpëërdrejt se kur do ta njohë Serbia, Kosovën si shtet i pavarur?

Presidenti serb shtoi se: “Unë u përgjigja ashpër, por nuk e kalova kufirin. Njeriu erdhi që të mos binte dakord për asgjë”.

“Delegacioni i Kosovës nuk dëshiron t’i zbatojë marrëveshjet e nënshkruara, pra nuk do fare të flasin për Asociacionin, ndërsa në anën tjetër kanë kërkuar ugjentisht të dijë se kur do ta njohim Kosovën dhe janë përqendruar në incidentet që kanë ndodh atje, që serbët po dëshirojnë përmes liturgjive dhe kishave në kohën kur këto kisha janë ndërtuar në kohën e Milloshevqit. Kemi folur për personat e zhdukur dhe nuk do të besoni, unë kam folur sipas principeve. Kam folur për atë se sa është e rëndësishme të zbulojmë vendet ku gjendet trupi i çdo shqiptari dhe serbi. Unë kam kërkuar që të ketë kërkime në nëntë lokacione, dy në Klinë një në Istog, një në Llapushnikë, Mehë të Gjakovë dhe Suharekë. Kemi kërkuar që ne t’i zhvillojmë zhvarrimin pasi dyshojmë se në këto lokacione ka trupa të serbëve, por ata kanë refuzuar”, ka thënë më tej Vuçiç.

Sipas Vuçiçit, është arritur pajtimi për vazhdim të dialogut deri në korrik. Takimi në Bruksel u zhvillua në prani të përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme, Josep Borrell, dhe Përfaqësuesit i Posaçëm i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Të fundit

Donnarumma i jashtëzakonshëm, PSG eliminon Liverpoolin nga Champions League

PSG ka shkaktuar një surprizë që pakkush e mendonte të mundur, teksa ka eliminuar Liverpoolin në Ligën e Kampioneve....

Inter kalon pa probleme Feyenoordin dhe “peshkon” Bayernin në raundin e 1/8-ave

Interi ka bërë detyrën në shtëpi duke mposhtur Feyenoordin me rezultatin 2 me 1 në duelin e kthimit të Champions-it duke u kualifikuar për...

Leksion edhe në “Bay Arena”, Bayern Munich vulos kualifikimin ndaj Leverkusenit

Bayern Munich ka vulosur një kualifikim të pastër në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve pasi ka mundur në të dy ndeshjet “makthin” e sezonit...

Ç’mund të ndodhë me trupin e njeriut nëse qëndron në hapësirë ​​për disa muaj

Koha e zgjatur në hapësirë ​​është e dëmshme për shëndetin, që do të thotë se astronautët që kthehen zakonisht kanë një sërë sfidash unike për të...

Pesë kurat më të mira për ngërçet në këmbë

Nëse do t’iu duhej të përmblidhnit përvojën e një ngërçi në këmbë me një fjalë të vetme, fjala “torturë” mund të jetë më e...

Lajme të tjera

Web TV