Rriten me mbi 700 milionë lekë eksportet drejt Maqedonisë së Veriut

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Eksportet shqiptare drejt Maqedonisë së Veriut shënuan rritje përgjatë katër muajve të parë të këtij viti.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për tregtinë e jashtme, gjatë periudhës janar-prill u eksportuan drejt Maqedonisë së Veriut mallra me vlerë mbi 3 miliardë lekë.

INSTAT bën të ditur se eksportet krahasuar me katërmujorin e parë të vitit 2020 shënuan rritje me rreth 700 milionë lekë.

Edhe importet gjatë katër muajve të parë të këtij viti shënuan rritje edhe pse me ritme më të ulëta, rreth 100 milionë lekë. Referuar të dhënave, importet rezultojnë në shifrat e 2.6 miliardë lekëve kundrejt 2.5 miliardë lekëve që ishin në 5-mujorin e parë të 2020-s.

Produktet më të eksportuara vazhdojnë të mbeten produktet e freskëta: domate, tranguj, peshk i freskët, agrumet e freskëta, prodhime brumi etj.

Shqipëria dhe Maqedonia bashkëpunojnë ngushtë në kuadër të zbatimit të marrëveshjes CEFTA 2006 dhe që nga viti 2011, tregtia mes dy vendeve është liberalizuar dhe operohet pa tarifa doganore./MCN.tv.

 

Të fundit

Tottenham thyen “mallkimin” pas 17 vitesh dhe fiton trofeun e Europa League ndaj United

Tottenham i është kthyer fitoreve të  trofeve duke fituar pas 41 vitesh nga hera e fundit turneun e Ligës...

Gjysmëfinalja e Nations League ndaj Spanjës, Franca publikon listën

Franca do të përballet me Spanjën në fillimin e qershorit, në sfidën e vlefshme për gjysmëfinalen e Nations League. Para sfidës, trajneri i “Gjelave”,...

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të Krimeve, ai shprehu gatishmërinë për...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Lajme të tjera

Web TV