Akuzohet për korrupsion, prokurorët kërkojnë burg për ish-presidentin Sarkozy

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Prokurorët francezë kanë kërkuar një dënim me gjashtë muaj burg, për ish-presidentin e Francës, Nicolas Sarkozy.

Sipas raportimit të mediave ndërkombëtare,  prokurorët, nuk kanë dhënë komente mbi këtë vendim.

Të martën, ish-presidenti, mohoi akuzat në gjyqin rreth financimit të paligjshëm në fushatën e vitit 2012, ku ai nuk doli fitues. Sarkozy, pretendoi se shpenzimet e kryera nuk ishin përgjegjësi e tij.

Megjithatë, nga krahu tjetër, prokurorët pretendojnë se partia konservatore e Sarkozy shpenzoi gati dyfishin e 22.5 milionë eurove të lejuara sipas ligjit zgjedhor për fushatat, duke shtuar, se për të fshehur koston, ish-presidenti punësoi një agjenci që trajton çështjet e marrëdhënies me publikun.

 

Kujtojmë se në hetim, po shqyrtohen edhe akuza të tjerë të Sarkozy, ku ky i fundit dyshohet se ka marrë pagesa të paligjshme nga biznesmeni Liliane Bettencourt gjatë fushatës së tij të suksesshme presidenciale në 2007.

Vlen për t’u përmendur se emri i Sarkozy u lakua në mediat vendase ditën e djeshme, pasi ai priti në shtëpinë e tij në Paris kryeministrin shqiptar Edi Rama, me të cilën ruan marrëdhënie shumë të mira.

 

Të fundit

Paqja në Ukrainë nuk ka dështuar – sepse ende nuk ka nisur vërtet

Nga Samuel Charap Donald Trump është i zhgënjyer nga Vladimir Putini. “Bisedat nuk kanë asnjë vlerë,” ka deklaruar Trump për...

“Ku janë tatimorët?”, denoncimi i Braçes: Buka si kashtë ose si dru!

Deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, ka denoncuar cilësinë e bukës, që sipas pamjeve që ka publikuar vetë, ditën e dytë është tërësisht e...

Shpërthim botulizmi në Britani, dhjetëra të prekur nga injeksionet kozmetike ilegale

Një grua në Britaninë e Madhe ka përfunduar në spital me simptoma të rënda, pasi bëri një trajtim të zakonshëm anti-rrudhë duke besuar se...

Digjen të gjalla bagëtitë në Delvinë, pronari akuza shtetit: Fshati Kopaçez është bërë hi

Pamje të trishta vijnë nga fshati Kopaçez i bashkisë Delvinë, ku shihen bagëti që digjen të gjalla nga zjarri. Pronari i tyre akuzon shtetin për...

Zhduket 48-vjeçarja në Tropojë, policia arreston burrin! Dyshohet se…

Një 58-vjeçar është arrestuar në Tropojë. Kapja e tij erdhi pas hetimeve si pasojë e një denoncimi se bashkëshortja e tij ishte larguar nga...

Lajme të tjera

Web TV