Përplasi çiftin e të moshuarve në Durrës, arrestohet 22-vjeçari (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Endri Zaja 22 vjeç është shoferi që ka përplasur me makinë një çift të moshuarish në Durrës, 4 ditë ma parë, ndërsa po ecte me shpjetësi skëterrë në lagjen nr. 11. Ai është prangosur sot nga policia në Durrës, teksa ishte në plazh dhe bashkë me të e ka pësuar edhe e dashura e tij e cila akuzohet për ‘moskallëzim krimi’.

Sipas policisë gjithashtu Zaja është autor  i 2 vjedhjeve të ndodhura më parë, konkretisht: Më datë 10.06.2021, në Kameras, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në dyqanin e shtetases V. M., një sasi vlere monetare dhe disa paketa cigare. Më datë 14.06.2021, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, dyshohet se ka vjedhur në marketin e shtetasit M. M.

Duke ecur me shpejtësi disa ditë më parë 22-0jeçari  ka përplasur me makinën tip “Toyota”, një 74 vjeçare dhe një burrë krah saj të cilët po kalonin rrugën. Pasi i ka përplasur i riu është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes dhe ende po kërkohet nga policia.

74-vjeçarja po ecte në këmbë e shoqëruar nga një burrë, kur makina i ka përplasur. Nga pamjet duket se makina ka përplasur më shumë të moshuarën, ndërsa personi krah saj ndonëse është rrëzuar ka mundur që ti shmanget pak mjetit. Pas goditjes nga makina, burri krah të moshuarës arrin të ngrihet dhe tenton të ndjekë makinën, kurse kalimtarët shkojnë për t’u dhënë ndihmën e parë të moshuarës e cila qëndronte shtrirë në tokë. Në momentin kur makina ka ardhur me shpejtësi, duke kaluar rrugën kanë qenë edhe 2 persona të tjerë të cilët fatmirësisht janë larguar në kohë. Gruaja e aksidentuar menjëherë pas aksidentit është dërguar në spital ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Lexo edhe :  Lirimi i hapësirave publike, shemben 20 objekte në Fier

 

Të fundit

Zenit do dënohet pas fyerjeve të tifozëve ndaj Mirlind Dakut

Komiteti i Kontrollit dhe Disiplinës i Federatës Ruse të Futbollit (CDC RFU) do të shqyrtojë në takimin e tij...

Profili i një kampioni – Humb jetën gjeniu i sipërmarrjes së lirë dhe risive

Altin Luli, 47 vjeçari që ndërroi jetë pasditen e djeshme në aksidentin e ndodhur në kryqëzimin e Kryebushatit, ishte një nga të parët themelues...

Ku gabuam që të rinjtë nuk duan të bëhen mjekë në Shqipëri?

Kontrata detyruese ndaj mjekëve të rinj, për të punuar deri në 3 vjet pas studimeve në Shqipëri, po kthehet në bumerang për Universitetin e...

Çfarë do të ndodhë me PD-në në shtator?

Shtatori pritet të jetë një muaj kyç për të ardhmen e Partisë Demokratike, ndërsa kriza e gjatë politike dhe organizative vazhdon të rëndojë mbi...

Legjenda e Bayern kritikon trajnerin: Ka frikë të luajë me të rinj

Lothar Matthäus ka kritikuar trajnerin Vincent Kompany dhe sulmuesin Harry Kane pas Superkupës së Gjermanisë. Anglezi u shpreh se Bayern është sot skuadra më e...

Lajme të tjera

Web TV