Kryemadhi: Mini-Shengeni, presion ndaj BE-së

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi reagoi përmes një statusi në Facebook, pas deklaratës së ditës së sotme të kryeministrit Rama për refuzimin e ftesës së Kosovës, pikërisht nga presidenti Hashim Thaçi për pjesëmarrjen në Samitin e tretë të Shengenit Ballkanik.

Kryemadhi i’u kundërpërgjigjet menjëherë Ramës, pasi ai tha se Kosova ka marrë vendimin e gabuar dhe në ktë mënyrë ajo po vetë izolohet, Kryemadhi shprehet se Mini-Shengeni po përdoret nga Kryeministri për presion ndaj BE-së.

Ajo bën me dije se LSI është në mbështetje të çdo marrëveshje bashkëpunimi në Rajon, por që të jetë transparent.

“Mini Schengeni Ballkanik pa Kosovën dhe vendet e tjera të Ballkanit Perëndimor është jo vetëm një iniciativë e nxituar, por ajo nxit konflikt dhe lë shumë dritëhije pas. Këtë e konfirmoi edhe ambasadori Grenell pak kohë më parë kur theksoi se “ Ne besojmë se që kjo nismë të jetë e suksesshme, ajo duhet të përfshijë të gjithë në rajon, përfshirë qeverinë e Kosovës”.

LSI është në mbështetje të çdo marrëveshjeje dhe bashkëpunimi që sjell stabilitet dhe rritje ekonomike, por që ky të jetë një proces i besueshëm ka nevojë emergjente për transparencë. Sot të gjithë ne kërkojmë të dimë:

1. Çfarë është diskutuar mbi këtë marrëveshje?
2. Cilat janë pikat e bashkëpunimit për të cilat është rënë dakord?
3. Përse Kosova, Mali i Zi dhe Bosnja kanë refuzuar të jenë pjesë?
4. Çfarë përfiton dhe çfarë humbet Shqipëria?
5. A garantohet njohja e Kosovës nëpërmjet këtij bashkëpunimi?
6. Çfarë e detyroi Kryeministrin të vraponte drejt kësaj iniciative duke mos marrë parasysh Kosovën?

Nëse Mini Schengeni po përdoret nga Edi Rama për presion ndaj BE, ai duhet ta di mirë se perspektiva evropiane e Shqipërisë është e pazëvendësueshme. Kushtet e Bundestagut janë i vetmi udhërrëfyes që kanë qytetarët shqiptarë. Çdo shfaqje dhe propagandë tjetër vetëm dëmton rrugëtimin evropian të vendit!”-shkruan Kryemadhi./Fjala.al

Të fundit

Apple dhe Meta ‘i shpëtojnë’ sanksioneve të BE-së për shkelje të rregullave

“Gjigandët amerikanë të teknologjisë Apple dhe Meta nuk do të përballen me sanksione menjëherë për mospërmbushje të detyrimeve sipas...

Studimi/ ChatGPT mund të jetë duke dëmtuar aftësitë e të menduarit kritik

Një studim i ri i udhëhequr nga studiues në MIT zbulon se përdorimi i ChatGPT të OpenAI mund të ndikojë negativisht në aftësitë e...

Bavarezët duan ta shesin, lojtari insiston: Dua të fitoj te Bajerni, nuk largohem

Lamtumirë? As që bëhet fjalë! Kingsli Koman (29) është në fakt në listën e shitjeve të Bajernit të Mynihut. Drejtori sportiv Maks Eberl (51) shpresonte...

Takimi Iran-BE, Teherani zbulon kushtin e vetëm për të negociuar me SHBA-të

Irani do të takohet me SHBA-në për bisedime bërthamore vetëm nëse Izraeli pranon të ndalojë sulmet ndaj vendit, u thanë zyrtarët iranianë homologëve të...

5 vendet më të sigurta evropiane në rast të një konflikti bërthamor

Kërcënimi i luftës bërthamore mund të duket i largët, por frika që ajo shkakton në të gjithë Evropën është shumë reale. Nëse do të shpërthente...

Lajme të tjera

Web TV