Detajet nga atentati në Sarandë, biznesmeni është qëlluar mbi 20 herë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera detaje dalin në dritë në lidhje me ngjarjen në Sarandë, ku persona ende të paidentifikuar kanë sulmuar me armë zjarri një biznesmen, i cili për pasojë mbeti i plagosur. I plagosur fatkeqësisht mbeti dhe një kalimtar i rastit, një turist shqiptaro-amerikan. Ngjarja ndodhi në afërsi të një lokali, në rrugën Turizëm-Kanali Cukës në qytetin bregdetar.

Biznesmeni i plagosur është Spiro Iljadhi, banues në Sarandë, i cili duket se ka qenë edhe shënjestra e sulmit. Autorët  mësohet se kanë qëlluar me gati 20 plumba me breshëri automatiku në drejtim të Iljadhit, i cili ka marrë plagë në barkë, ndërsa kalimtari në fundshpinë. Nga plumbat është dëmtuar dhe një automjet tip “Rang Rover”.

Fill pas ngjarjes të plagosurit u transportuan me urgjencë në spitalin e Sarandës, ndërsa biznesmeni u transportua me helikopter drejt Tiranës për ndihmë të specializuar. Policia aktualisht po heton në lidhje me ngjarjen, ndërkohë është bllokuar aksi dhe po mblidhen provat materiale. Po ashtu policia po këqyr dhe kamerat e sigurisë./Balkanweb

Të fundit

Blinken reagon ndaj deklaratave të Trump: Grenlanda nuk do t’i bashkohet SHBA-së

Sekretari në largim i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Antony Blinken tha se ideja e Donald Trump për marrjen...

“Kur e kam parë live…”/ E thirri me emrin e motrës, si reagoi Gerta ndaj Gjestit? (Video)

Një moment i veçantë ka ndodhur ditën e sotme në “Big Brother VIP 4”, ku banorët kanë shkëmbyer disa batuta që nuk kanë kaluar...

Indonezia vijon të refuzojë Apple, gjigandi i teknologjisë nuk mund të tregtojë Iphone 16

Gjigandi i teknologjisë Apple nuk mund të shesë ende iPhone 16 në Indonezi, pavarësisht arritjes së një marrëveshjeje për ndërtimin e një fabrike prodhimi...

Zjarret masive në Los Angeles, mijëra persona të evakuuar, mes tyre dhe yje të Hollivudit

Qyteti i Los Anxhelosit shpalli gjendjen e jashtëzakonshme ndërsa zjarrfikësit po përleshen me flakët që po djegin disa qindra hektarë sipërfaqe në pjesë të...

Gazetarja italiane e burgosur për 3 javë në Iran ka mbërritur në Romë, pritet nga Meloni

Në orën 4:13 të së mërkurës pasdite, avioni Falcon që mbante gazetaren Cecilia Sala  nga Teherani u ul në aeroportin Ciampino të Romës. Gazetarja, e...

Lajme të tjera

Web TV