Goli ndaj Shqipërisë i ndryshoi karrierën, Grizman regjistron statistikën mbresëlënëse në Europian

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Antuan Grizman është i paprekshëm te Franca, ose më saktësisht, është bërë i tillë që pasi i ka shënuar Shqipërisë. Një ndeshje në Euro 2016, ajo ndaj përfaqësueses shqiptare, ishte ajo e cila i dha rrugë një serie mbresëlënëse për sulmuesin francez, i cili ka luajtur sot shifrën e pabesueshme të 50 ndeshjeve radhazi me fanellën e “gjelave”.

Didier Deshamp i besoi Grizman që në fillimin e rrugëtimit të tij në këtë përfaqësuese, por në Euro 2016 erdhi momenti kur e bëri atë personazhin kryesor të manovrës sulmuese. Kjo tregohet nga fakti se Grizman ka luajtur të 50 ndeshjet e fundit në të cilat ka qenë i grumbulluar për Francën. Ndër këto ndeshje, 47 të fundit kanë qenë si titullar, gjë që tregon më së miri besimin që ka Deshamp te ai.

Hera e fundit kur Grizman nuk ishte titullar me këtë përfaqësuese ndodhi në qershorin e vitit 2016, kur në Marsejë, Franca u përball me Shqipërinë. Deshamp e la në stol lojtari, por duke parë vështirësitë në sulm të bluve, e aktivizoi në minutën e 68. Ajo që vjen pas, me atë gjuajtje me kokë i vetëm në zonë në minutën e 90, i hapi rrugë një historie të shkëlqyer për sulmuesin francez, ndërsa ndryshoi atë që mund të ishte një verë edhe më e bukur për përfaqësuesen shqiptare. /vipsport.al/

 

Të fundit

Parashikimi i motit/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës

Territori shqiptar në orët e para të mëngjesit dhe mesditës së kësaj të mërkure parashikohet të jetë me alternime...

Mjeshtri që filmoi shpirtin shqiptar

Nga Lutfi Dervishi Dhimitër Anagnosti u largua, por kinemaja e tij jeton. Filmat e tij nuk pranojnë të plaken, sepse nuk ishin thjesht kinema, por...

Oliver Kromuell, republikani që i preu kokën mbretit të Anglisë

3 shtator 1658 - vdekja e Lordit Protektor Nga Leonard Veizi Në histori, ka njerëz që nuk e zgjedhin kohën, por koha i zgjedh ata. Oliver...

Horoskopi ditor, 3 Shtator 2025

Dashi Dite goxha e animuar dhe plot te reja kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do ia kaloni mjaft mire pranë...

Vota e diasporës me kosto, DHL: Po presim 9 milionë eurot

Me përfundimin e zgjedhjeve të 11 majit, DHL kompania që mundësoi votën e diasporës përmes shërbimit postar kërkon të paguhet. Për të disatën herë ajo...

Lajme të tjera

Web TV