Austria fiton dhe rezervon përballjen me Italinë, Ukraina në ‘fije të perit’

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Austria ka fituar me rezultatin minimal 1-0 në ‘Arena Națională’ të Bukureshtit kundër Ukrainës.

Ka mjaftuar një gol i mesfushorit të Hoffenheim, Baumgartner në pjesën e parë që Austria të sigurojë kualifikimin dhe ta mbyllë grupin C në vend të dytë pas Holandës. Baumgartner i shërbyer nga kapiteni Alaba, i dha avantazhin në minutën e 21 skuadrës së Franco Fodës. Ukrainasit të udhëhequr nga ylli i Atalantës, Malinovsky, nuk ishin në lartësinë e duhur për të marrë një rezultat pozitiv që do tu jepte kualifikimin.

 

Me këtë fitore, skuadra austriake rezervon përballjen me Italinë në raundin tjetër, ndeshje e cila do të luhet ditën e shtunë në stadiumin e Wembley në Londër.

Ndërkohë, skuadra e Shevchenkos mban ende gjallë shpresat për kualifikim si e treta më e mirë me 3 pikët e vlefshme të marra kundër Maqedonisë në ndeshjen e dytë të fazës në grupe.

Të fundit

“Alaska, Putin i vetmi fitimtar”, gazetari: Ka marrëveshje për shkëmbime territoresh

Gazetari Artur Nura thotë se nga takimi në Alaskë midis presidentit amerikan, Donald Trump dhe homologut rus, Vladimir Putin,...

Moti për sot: Vranësira dhe reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit

Ditën e diel vendi ynë do të jetë në ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Sipas Shërbimit Meteorologjik Ushtarak moti parashikohet me kthjellime si...

Mediat gjermane: Vuçiç po e çon vendin në luftë civile

Shumë media gjermane kanë raportuar për trazirat në Serbi në ditët e fundit. Pamje nga Novi Sadi dhe Beogradi u transmetuan në programin televiziv të lajmeve kryesore...

Zjarret vazhdojnë të djegin Europën, shënohen viktima dhe dëme të mëdha

Evropa Jugore po përballet me zjarre të shumta dhe të rrezikshme mes një vale të të nxehtit që ka çuar temperaturat mbi 40°C. Spanja...

Mbështetja e fëmijëve me nevoja të veçanta i shtrenjtë, kostoja e mosbërit shumë e madhe

Planet e edukimit, shëndetit dhe kujdesit (EHCP) kanë qenë të çmuara për fëmijët e mi. Ideja se mund të hiqen më mbush me frikë. Nga...

Lajme të tjera

Web TV