Euro 2020/ Belgjika nuk ndalet, Danimarka shkatërron Rusinë dhe kualifikohet më tej

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Belgjika dhe Danimarka janë skuadrat e radhës që kualifikohen direkt për në 1/8 e finaleve të Euro 2020.

Skuadra belge fitoi edhe ndeshjen e tretë në Grupin B, atë ndaj finlandës 2-0. Në pjesën e parë, Red Devils e mbajtën Finlandën në gjysmëfushën e tyre me De Bruyne dhe Dokun që ishin më të rrezikshmit në fushën e lojës përsa i përket sulmit por pa mundur që të mposhtnin portierin finlandez dhe kjo pjesë u mbyll 0-0. Belgjika e shtoi ritmin e lojës pas pushimit të ndeshjes duke krijuar një sërë rastesh shënimi dhe arriti në një moment të gjejë golin me Lukakun, por që u anulua për pozicion jashtë loje.

Belgjika vijoi të ushtrojë presion dhe 17 minuta nga fundi mori avantazhin falë autogolit të Hradecky, i 6 për këtë edicion të Evropianit. Padyshim që edhe Lukaku e la gjurmën e tij teksa në minutën e 80 shënoi edhe golin e dytë duke i mbyllur llogaritë e ndeshjes, por edhe të grupit.

Në këtë mënyrë Belgjika e mbyll fazën e grupevbe me 9 pikë të plota dhe ajo do të shoqërohet në raundin e 1/8 të finaleve pikërisht nga Danimarka.Kjo e fundit pas dy ndeshjeve të para të humbura dhe me momentin dramatik të shkaktuar nga Eriksen, e ktheu në një festival golash sfidën me Rusinë të cilën e mundi me rezultatin e thellë 4-1 duke u kualifikuar si skuadra e vendit të dytë në Grupin B.

Gjithcka nisi në minutën e 38 kur Damsgaard zhbllokoi rezultatin për skiuadrën nordike. në pjesën e dytë entuziazmi u rrit akoma më shumë pasi Poulksen dyfishoi shifrat. Dzuyba me penallti për një moment e frenoi këtë festë të danezëve teksa shkurtoi diferencën në 2-1, por Christensen dhe Maehle mbyllën historitë e kësaj sfide me Danimarkën që shpërtheu në festë për kualifikimin në 1/8 e finaleve ku do të luajë me Uellsin, ndërsa Rusia mbetet përfundimisht jashtë teksa Finlanda e sposton në vendin e fundit në grup duke i marrë vendin e tretë.

Të fundit

Pogradeci mbetet mbreti i turizmit vendas

Nga Eduard Zaloshnja Pogradeci ofron diçka që asnjë destinacion turistik veror në Shqipëri nuk e ofron dot. Përbri plazhit ka...

Teksa Netanjahu e lë Gazën të vdesë urie, bota po i kthen shpinën – dhe ai e di këtë

Nga Jonathan Freedland “No one likes us, we don’t care” – “Askush s’na do, s’na intereson.” Ky është një thirrje që mund të ngjallë emocione...

Nga 1 gushti qytetarët marrin recetë të re mjekësore, ja formati dhe mënyra e lëshimit

Me hyrjen në fuqi të udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë, nga dita e djeshme qytetarët shqiptarë përfitojnë nga një sistem i standardizuar dhe më...

Rusia nis testime për t’i identifikuar liderët që fëmijë

Një organizatë shtetërore në Rusi është duke kryer teste “neuroprofilizimi” në 10.000 fëmijë dhe adoleshentë për t’i identifikuar liderët dhe “anti-liderët”, me qëllim të...

Mira Murati fiton duelin me Zuckerberg: Bosi i META s’i merr dot punonjësit

Duket se fushata agresive e rekrutimit të CEO-s së Meta-s, Mark Zuckerberg, nuk do të përfundojë së shpejti. Tani një raport online zbulon se pas ScaleAI,...

Lajme të tjera

Web TV