Kokainë dhe lojëra fati/ Në pranga dy biznesmenët dhe punonjësi në Tiranë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Policia e Tiranës ka arrestuar dy vëllezër dhe ka shpallur në kërkim vëllain tjetër pasi gjatë kontrollit në lokalin e tyre u gjet një sasi lënde narkotike.

Në pranga ka rënë dhe një person tjetër, i punësuar si kamerier në lokalin e vëllezërve.

Ndërkohë, është arrestuar dhe një 47-vjeçar, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, është gjetur me kokainë dhe një përforcues grushti.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., shërbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, pajisje që përdoreshin për ushtrimin e lojërave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;

  • A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:
    •S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;
    • D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.
    Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
    F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Të fundit

Grabitën vilën e Brad Pitt, arrestohen katër të miturit

Policia e Los Angelesit ka arrestuar katër persona të dyshuar për thyerjen dhe grabitjen e shtëpisë së aktorit të...

Përse SHBA po kalon defiçitin më të madh në histori?

Edhe pse të ardhurat nga doganat janë katërfishuar për shkak të tarifave të reja, shpenzimet rekord për përfitime sociale, kujdes shëndetësor dhe interesin e...

Pirro Vengu: Po blejmë dy avionë për zjarret

Nga Delvina, ku situata me zjarret është ende e rrezikshme, ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu deklaroi se Shqipëria është duke blerë dy avionë që...

Bayern blen yllin nga Premier League, kushton 60 mln euro

Pasi transferoi Luis Diaz për 70 milionë euro nga Liverpool, Bayern duket se do të bëjë një tjetër goditje të bujshme po në Premier...

Kjo është mosha kur truri juaj fillon të plaket

Plakja nuk është një proces i lehtë, ajo kërkon pranim, përgatitje dhe përshtatje. Sipas një studimi të ri nga Proceedings of the National Academy of...

Lajme të tjera

Web TV