Ballkani pengon Ballkanin për integrimin në BE

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

Nuk ka qenë hera e parë që ndodh kur Ballkani pengon Ballkanin për integrimin në BE. Vite të shkuara ishte sërish Maqedoni e Veriut që bllokohej nga një tjetër shtet, Greqia, dhe e gjitha kjo në lidhje me emrin e saj. Krizë që vijoi për shumë vite në marrëdhniet e brishta midis vendeve ballkanike. Tashmë pengesa po për Maqedoninë e Veriut vjen nga ta që mund të konsiderrohen të afërt të saj, Bullgaria, dhe e gjitha kjo me çështje të karakterit identitar, të gjuhës dhe të etnicitetit. Por kur rrugëtimi drejt BE ka nisur të bëhet në grupe çift, dhe Maqedonia e Veriut do të ish si shoqëruese e Shqipërisë për vendimin në hapjen e negociatave të anëtarësimit, duket se penaliteti është sërish çift. Prezantimi i ecurisë së reformave dhe funksionaliteti demokratik e institucional e secilit vend duket se po shndërrohet si një prezantim tangoje e vendeve kandidate ballkanike përpara jurisë së BE.

Nëse Shqipërinë e zë ngrëçi gjatë kërcimit eliminohet dhe Maqedonia e Veriut. Dhe nëse Maqedonisë i thyhet taka gjatë kërcimit eliminohet dhe Shqipëria. Kritere të çuditshme që po na bëjnë të pandashëm me fqinjin tonë lindor. Para dy vitesh, kur vende të BE treguan skepticizëm për Shqipërinë, u tha se e pësoi dhe Maqedonia e Veriut. Porse në atë kohë opozita shqiptare kish muaj e muaj protestash me molotovë, e nën tymin e flakëve që ngriti nuk kish shikueshmëri të pastër nga brigjet e BE. Ndërsa sot, pas dy vjetësh, po na kthehet restoja. Ndërsa kaluam dhe provimin me Holandën dhe skepticizmin e atyre që nuk duan zgjerimin, vetoja e Bullgarisë ndaj Maqedonisë së Veriut na penalizon dhe ne. Presidenca e Portugalisë që mbyllet në fund të këtij muaji nuk arriti të mundësojë një marrëveshje midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut. Dhe në kushtet kur vendimi i ministrave të Jashtëm të BE do të merej për të dyja vendet bashkarisht, vendimi është shtyrë për muaj në vijim.

Lexo edhe :  Duhen 93 vota në Kuvend për të ndryshuar Kushtetutën

Marrja e presidencës nga Sllovenia në 1 korrik, si vend që është më pranë realiteteve të rajonit mendohet se mund të shërbejë si shtysë për gjetjen e një kompromisi dhe hapjen e dritës jeshile për konferencën Ndërqeveritare të negociatave më Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Deri atëherë mbase mban kohë e mirë për shëndetin e gjithkujt.

Të fundit

Media britanike ‘Mirror’: Durrësi, qyteti i bukur bregdetar i ngjashëm me Ibizën

Platforma “Airbnb” e ka konsideruar qytetin bregdetar shqiptar të ngjashëm me Ibizën - duke ofruar plazhe mahnitëse dhe të pastra...

34 vite PS/ Rama uron socialistët: Flamuri ynë është ngjitur më lart se asnjëherë!

Kryeministri Edi Rama ka uruar sot 34-vjetorin e themelimit të Partisë Socialiste, duke theksuar kontributin e çdo anëtari dhe mbështetësi në rrugëtimin drejt integrimit...

Jean-Bédel Bokassa dënohet me vdekje, historia e një diktatori perandorak

Më 12 qershor 1987, në kryeqytetin Bangui të Republikës Qendrore Afrikane, Jean-Bédel Bokassa, ish-presidenti dhe vetëshpalluri Perandor i Afrikës Qendrore, u dënua me vdekje...

Tensionet në Lindjen e Mesme, SHBA evakuon ambasadat në Iran e Irak

Shtetet e Bashkuara kanë urdhëruar evakuimin e stafit jo-thelbësor dhe familjarëve të tyre nga ambasada amerikane në Bagdad, për shkak të rritjes së rrezikut...

Kursi i këmbimit/ Dollari në rënie, euro mbetet e pandryshuar

Sot, në tregun e këmbimit valutor, një dollar amerikan do të blihet me 84.6 lekë dhe do të shitet me 85.8 lekë. Euro do të...

Lajme të tjera

Web TV