Familja nga Mitrovica kërkon ndihmë për gruan e zhdukur prej 9 muajsh

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një grua nga Kosova rezulton e zhdukur që në marsin e këtij viti. Ajo ka marrë rrugën drejt Gjermanisë dhe që prej asaj kohe askush nuk ka asnjë informacion zyrtar për të. Familja ka nisur kërkimet pak ditë pas ikjes së saj, ndërkohë që nuk ka rënë në asnjë gjurmë të saj.

Kërkimet vijojnë ndërkohë që mediet e Kosovës kanë mundur të transmetojnë edhe një mesazh që ka ardhur nga familja e saj me anë të të cilit kërkohet ndihmë dhe sensibilizim për të bërë të mundur ndonjë informacion kushdo që mund ta ketë parë ose hasur në gjithë këto muaj.

Familja Zeka nga Komuna e Mitrovicës kanë kërkuar ndihmë për të gjetur familjaren e tyre e cila është zhdukur që nga marsi i këtij viti. Mirjeta Zeka nuk ka pasur asnjë kontakt me familjarët e saj që nga 31 marsi, kur edhe ishte përshëndetur me familjen, për t’u nisur kështu për në Gjermani. Familjarët e saj përmes rrjeteve sociale, kanë kërkuar për të gjithë ata që mund të kenë informacione për të që t’i lajmërojnë.

Sipas tyre, dyshimet  janë të bashkëshorti i Mirjeta Zekës. “Me shpresë që do ta gjejmë Mirjetën vajzën e hasretit që është martuar me një bishë dhe po të njëjtën bishë drejtësia e Kosovës e lë të sillet i lirë dhe të krijon ku me ditë edhe sa viktima të tjera”, thuhet në lajmërimin e familjes.

Me rastin po merren prokuroria dhe policia e Mitrovicës. Nga prokuroria kanë deklaruar se nuk mund të japin më shumë informacione pasi që rasti është ende në fazë të hetimeve. “Mund të konfirmojmë se Prokuroria e Mitrovicës është duke punuar në zbardhje e këtij rasti dhe nuk mundemi të japim ma shumë detaje për shkak se rasti ende është në fazën e hetimit”, thuhet ne përgjigjen e prokurorisë për rastin e saj. /Fjala.al/

Lexo edhe :  A do i pranojë PD 50 mandatet në Kuvend?

Të fundit

Parlamenti i ri, 3 parti për herë të parë! Rikthehet Tom Doshi, Lapaj merr mandatin

Ndërsa në një krah socialistët, dhe përballë tyre, demokratët me aleatët e vet, do të mbizotërojnë dhe parlamentin e...

Tentuan të vrisnin me sopatë një person, pas babait arrestohet edhe i biri

Policia ka vënë në pranga Ndue Palucën, 40-vjeçarin, i cili së bashku me babain Pashuk Paluca, tentuan të vrisnin me sëpatë 58-vjeçarin Llesh Marku. 40-vjeçari...

30 vjeçari mbytet mes dallgëve, po festonte me shokët beqarinë

Një ngjarje tragjike raportohet nga plazhi i Lefkadhas në Greqi, kur një 30 vjeçar është rrëmbyer nga dallgët teksa notonte dhe ka ndërruar jetë....

“Mos prisni mrekulli”, Ukraina përgatitet për ofensivën verore të Rusisë

Kërcënimi i Donald Trump për të tërhequr mbështetjen e SHBA-së dhe për t'u larguar nga bisedimet e paqes Rusi-Ukrainë ka ngritur alarm në Kiev,...

Franca në panik, pëson ”dy black out”-e! Kana dhe Nice pa energji elektrike

Një zjarr i qëllimshëm në një nënstacion elektrik në perëndim të qytetit të Nices ka shkaktuar ndërprerje të gjerë të energjisë elektrike në rajon,...

Lajme të tjera

Web TV