Përdhunonte vajzat e tij që nga mosha 4 dhe 5 vjeç, prangoset shqiptari! Ja si u zbulua ngjarja shokuese

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një lajm tronditës vjen nga Italia, ku një 56-vjeçar me origjinë shqiptare është arrestuar në Gargonzola, pasi për vite me radhë ka abuzuar seksualisht me dy vajzat e tij që nga mosha 4 dhe 5-vjeç.

Mediat italiane shkruajnë se shqiptari ka ushtruar sistematikisht edhe dhunë fizike ndaj gruas së tij.

Pas një zënke brutale për arsye ekonomike, vajza e madhe, tani 29-vjeçe ka denoncuar të atin në polici.

Nga atje doli e gjithë historia, se dhuna seksuale nga i ati ka filluar që në vitet 1999 dhe 2002, pra nga mosha 5-8 vjeç. Ndërsa motra e saj e vogël është dhunuar seksualisht nga mosha 4-9 vjeç, nga viti 2004-2013.

Sipas hetimit, burri, i varur nga alkooli dhe bixhozi, pa një punë të qëndrueshme, kërcënonte vazhdimisht dy vajzat dhe nënën e tij me vdekje dhe i rrihte ato me shkelma dhe grushte.

Prokuroria caktoi masën e arrestit me burg për 56-vjeçarin, ndërsa ende nuk dihet identiteti i tij.

Të fundit

Po kullotnin bagëtitë me nënën e tyre, mbyten dy vëllezër të mitur në lumin Shkumbin

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e sotme në fshatin Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Çfarë fitojmë nga fatura e qumështit?

Fatos Çoçoli Nga e hëna 14 korrik 2025, inspektorë të tatimeve, në bashkëpunim me punonjës të bashkisë dhe me policinë bashkiake, kanë nisur kontrollet në...

Detyroi pilotët të bëjnë ulje emergjente, kush është i riu shqiptar që tmerroi udhëtarët

I riu në foto është 23-vjeçari shqiptar, Mario Nikprelaj i cili tashmë po përballet me drejtësinë amerikane pas një sherri me stjuardesën gjatë një...

Babai harron në makinë foshnjen 15 muajshe, gjendet pa jetë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Namur të Belgjikës, ku një foshnjë 15-muajshe është gjetur pa jetë pasi kishte qëndruar për orë të tëra...

Shembjet në Theth/ Meta leksion Berishës nga burgu: Opozita duhet të ishte atje

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta në një intervistë ka folur për opozitën dhe shembjet e ndodhura në Theth. Në këtë mënyrë thotë, Meta,...

Lajme të tjera

Web TV