Njëlloj si në Botëror, Belgjika e pëson se doli e para

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vite më parë, një gol i Adnan Januzajt ndaj Anglisë bëri që Belgjika praktikisht të humbiste mundësinë për të shkuar qetësisht në finalen e Botërorit. Ai gol i dha vendin e parë në grup dhe kaloi belgët në krahun e ekipeve më të forta në fazën me eliminim direkt, mes të cilëve Franca, e cila e mposhti në gjysmëfinale.

Në këtë Europian, Belgjika fitoi grupin e saj më diferencë nga ndjekësit, por përsëri e sheh veten në krahun e skuadrave pretendente për turneun me përballje të vështira duke nisur nga ajo me Portugalinë, për të vazhduar më pas me një përballje të mundshme me Italinë e më tej me Francën apo Spanjën.

“Krahu tjetër ishte më i thjeshtë, me sa duket nuk është gjë e mirë të jesh i pari në grup. Por gjithsesi, kundërshtarët kanë frikë të luajnë kundër nesh. Duhet thjesht të tregojmë që është e drejtë të na kenë frikë”, tha Janik Karrasko sot para mediave.

Të fundit

Berisha takon deputeten e Forza Italia-s: E informova për regjimin e Ramës

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, zhvilloi një takim me deputeten e Forza Italia-s, Rosaria Tassinari, e shoqëruar nga...

Ky ishte doktori i Barcelonës që ndërroi jetë dje

Në moshën 53-vjeçare dhe baba i dy fëmijëve, Carles Minarro u diplomua për Mjekësi në Universitetin e Barcelonës. Ai iu bashkua klubit në vitin...

KQZ publikon listën paraprake e zgjedhësve nga jashtë,ja si mund të verifikoni emrin tuaj

Vetëm ata zgjedhës nga jashtë, të cilëve u është pranuar kërkesa për t’u regjistruar nëpërmjet PER, janë në përbërje të kësaj liste. Nëse procesi i...

Media amerikane citon Linda Ramën: Ja çfarë mund të mësojë bota nga rënia e komunizmit

“Linda Rama, 60 vjeç, mund të njihet në skenën botërore si gruaja e kryeministrit shqiptar Edi Rama, por dekadat e punës së saj advokuese...

Shpallet i humbur në Ksamil 49-vjeçari nga Tirana, familjarët kanë humbur kontaktet

Një 49-vjeçar nga Tirana, Naim Likometi, është shpallur i humbur që prej mëngjesit të djeshëm në Ksamil. Familjarët e tij janë në ankth dhe...

Lajme të tjera

Web TV