Tragjedia e familjes Gushi/ Ruçi reagon ashpër: Parandalim dhe zero tolerancë ndaj shkeljes së ligjeve

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi, ka shprehur ngushëllime për ndarjen nga jeta të katër anëtarëve të familjes Gushi.

Ruçi bën apel ndaj qytetarëve që të respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor, ndërsa i bën thirrje policisë rrugore që të marrin masa dhe të tregojnë zero tolerancë për ata që shkelin ligjin.

“Një lajm tronditës, për një tragjedi familjare që mbylli dyert e një shtëpie. U ndërpre aksidentalisht jeta e dy vajzave të mitura dhe e prindërve të tyre. Lumturia e ardhjes në atdhe u kthye në një hidhërim për gjithë të afërmit, të njohurit, qytetarët e Patosit dhe të gjithë ne. U bëj thirrje gjithë qytetarëve, posaçërisht drejtuesve të mjeteve, të bëjnë kujdes në rrugë. U bëj thirrje forcave të rendit dhe policisë rrugore te marrin masa parandaluese dhe të tregojnë zero tolerancë ndaj shkelësve të ligjeve dhe rregullave të qarkullimit. U prehshin në paqe shpirtrat e vogëlusheve Eva dhe Anastasia dhe prindërve të tyre, Silvanës dhe Eduartit!”, shkruan Kryetari j Kuvendit, Gramoz Ruçi.

Të fundit

‘Rama është sadist’, Meta nga qelia: Albanofob, po përzë shqiptarët nga Thethi

Ish-Presidenti Ilir Meta ka komentuar nga qelia aksionet për shembjen e objekteve në Theth. Në një postim në rrjetin social Facebook, Meta...

E kishte sjellë nga Dubai, sekuestrohet “Lamborgini” i 37-vjeçarit nga Fieri!

Një vit pasi ju sekuestruan pasuri me vlerë 1.8 milionë euro, 37-vjeçarit në Fier, Arbër Muça, i është bllokuar sot edhe një automjet luksoz. Prokuroria...

Lokalet heqin çadrat dhe shtesat, lirohen trotuarët në kryeqytet

Pas disa ditësh aksion, sërish inspektorët kanë dalë në terren. Grupet e IMT janë zhvendosur në terren që janë të shoqëruar edhe nga forca...

1969 – Shpërthen “Lufta e Futbollit” mes El Salvadorit dhe Hondurasit

Më 14 korrik 1969, shpërtheu një konflikt i armatosur i pazakontë dhe i shkurtër mes El Salvadorit dhe Hondurasit, i njohur botërisht si "Lufta...

Prishja e godinave në Theth, Berisha: Krim shtetëror, të dëmshpërblehen banorët

Lideri demokrat Sali Berisha ka dënuar me ashpërsinë më të madhe, krimin shtetëror, siç e cilësoi ai, aksionin e Policisë dhe IKMT-së ndaj banorëve...

Lajme të tjera

Web TV