Nuk pritej, ish-lojtari i Skënderbeut kalon te Lacio

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Talenti shqiptar, Dean Liçi është bërë pjesë e skuadrës së Lacios. Ky lajm është konfirmuar nga vetë mesfushori përmes një postimi në “Instagram” , ku ka bërë me dije se tashmë do luajë për skuadrën italiane.

Liçi është bashkuar me grupin e të rinjve të Lacios dhe kjo është një lëvizje shumë e rëndësishme në karrierën e të riut.

Mesfushori ka luajtur më parë dhe me skuadrën e Skënderbeut, me ekipin spanjoll të Leganes B, me të rinjtë e Sportingut në Portugali dhe në fund me atë të Perugias në Itali.

Djali i zv.trajnerit të Skënderbeut, Gentjan Liçi, mund edhe të kalojë me grupin e parë nëse ia del të tregojë veten, pasi drejtori sportiv i Lacios, Igli Tare njihet për thirrjen e talenteve të rinj./Fjala.al/

Të fundit

Amer Kapetanoviç, kapiteni i ri i Bashkëpunimit Rajonal

Diplomatët e rajonit dhe stafi i Këshillit për Bashkëpunim Rajonal (RCC) në Sarajevë mirëpritën sot një figurë të njohur...

Izraeli nuk i ndal sulmet në Gaza, me dhjetëra viktima

Të paktën 30 persona, përfshirë fëmijë, janë vrarë në Gazë nga sulmet izraelite të kryera gjatë natës dhe mëngjesin e 3 janarit, thanë zyrtarët...

Kush është gjyqtari që riktheu masën “detyrim paraqitje” për Sali Berishën

Kryetarit të Partisë Demokratike, Sali Berisha i duhet të shkojë dy herë në muaj në SPAK, të hënën e parë dhe të tretë të...

Autoritetet në Korenë e Jugut ndalin përpjekjet për arrestimin e Presidentit Yoon

Autoritetet e Koresë së Jugut thanë të premten se pezulluan përpjekjet për të arrestuar Presidentin Yoon Suk Yeol, i shkarkuar më parë nga parlamenti,...

Tayna zbulon shifrat: 1 milion euro fitime nga “Si ai”?

Kënga “Si ai” shënoi rikthimin e fuqishëm të Taynës pas një pushimi të gjatë, një skandali që u përkthye në sukses duke e çuar...

Lajme të tjera

Web TV