Shqipëria kërkon të blejë edhe 1.1 milionë vaksina anti-COVID, ja si do ti paguaj

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Për të përmbushur objektivin  për të imunizuar popullatën ndaj COVID-19, Ministria e Shëndetësisë ka kërkuar që të blihen dhe 1.1 mln doza vaksine. Për këtë do të përdoret fondi shtesë në buxhetin e Ministrisë se Shëndetësisë prej 1 miliard lekësh, i dedikuar për vaksinat. Ky fond prej 1 miliardë lekësh do të hiqet nga rimbursimi dhe do të shkojë në fondin rezervë dhe do të përdoret për koston e vaksinave, ndryshime këto të bëra në Buxhetin e Shtetit.

 

Sipas MSH, deri më sot Qeveria shqiptare ka nënshkruar kontrata për sigurimin e 2.9 milionë dozave vaksinave. Më konkretisht, 1.2 milionë doza nga kontrata COVAX për një periudhë 3 vjeçare si dhe 1.6 mln doza nga kontrata që kryesisht përfundojnë brenda vitit 2021, si dhe 236,134 doza vaksine donacione.

 

Prej fillimit të vaksinimit janë kryer në total 930,126 doza të vaksinës ndaj COVID19. Prej tyre 389,436 qytetarë i kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.

 

Të fundit

Gazetari thirrje SPAK-ut: Hetoni ata që morën mbi 20 mijë vota

Gazetari Poli Hoxha komentoi në “Off the Record” me Andrea Dangllin dhe fenomenin që u shfaq në këto zgjedhje,...

Mero Baze: PD duhet të hetojë veten sesi ka bërë kaq shumë gjëra për të humbur

Humbja shokuese në zgjedhjet e 11 Majit, duket se ka çoroditur dhe strategjinë e mbrojtjes së humbjes nga vetë Partia Demokratike. Deri më tani...

NASA zbulon pasuri të pallogaritshme ari në thellësitë e oqeanit

Oqeanet mbajnë rezervat më të mëdha të arit në botë, por ato janë ende të paarritshme. Një ekip shkencëtarësh të NASA-s ka zbuluar se oqeanet...

Spartak Ngjela: Berisha thotë se i janë vjedhur 28 mandate, por në parlament shkon

SPARTAK NGJELA - Nuk ka me qesharak sesa humbësi i zgjedhjeve Sali. Ai paska vendosur të mos bëjë revolucion; edhe pse ai nuk i...

Kosovë, djali i çiftit të famshëm del në listën e fëmijëve me inteligjencë superiore

Djali i çiftit të njohur të showbizit shqiptar, këngëtarit Gjiko dhe moderatores Elita Rudi, është vlerësuar me nivel të lartë inteligjence (IQ 125), në...

Lajme të tjera

Web TV