SHBA, sulme ajrore në Irak/ Pentagoni: Biden i urdhëroi për të mbrojtur amerikanët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ushtria amerikane kreu sulme ajrore kundër milicive të mbështetura nga Irani në zonën kufitare Irak-Siri.

Pentagoni tha përmes një deklarate se presidenti Joe Biden urdhëroi sulme ajrore “mbrojtëse” në objektet operacionale dhe të magazinimit të armëve, që përdoren nga milicitë, në dy lokacione në Siri dhe në një në Irak.

Ende zyrtarisht nuk është bërë e ditur nëse ka pasur viktima nga këto sulme, por sipas agjencisë së lajmeve AFP, Vëzhguesi Sirian i të Drejtave të Njeriut  tha se pesë luftëtarë të milicive u vranë dhe disa të tjerë u plagosën në Siri.

Sulmet ajrore u kryen pasi zyrtarët kurdë irakianë thanë më 26 qershor se katër dronë, të ngarkuar me eksplozivë, goditën lokacione jashtë kryeqytetit të rajonit gjysmë-autonom, Arbil. 

Të fundit

Papa Leoni nisi zyrtarisht shërbimin! Premton të mos jetë “autokrat”

Papa Leoni XIV nisi zyrtarisht shërbimin e tij të dielën duke iu drejtuar konservatorëve që ndiheshin të përjashtuar nën...

Ukraina: Rusia do të testojë një raketë balistike ndërkontinentale

Rusia planifikon të kryejë lëshimin e një rakete balistike ndërkontinentale për të frikësuar Ukrainën dhe Perëndimin sonte, sipas agjencisë së inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Sipas...

A reflekton vota e diasporës mendimin e emigrantëve?

GJERGJ EREBARA - Shumë janë shprehur të zhgënjyer për shkallën më të thellë të fitores që partia në pushtet siguroi mes emigrantëve nga sa...

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga hipertensioni

39,1% e shqiptarëve vuajnë nga rritja e presionit arterial ose hipertensioni, i cili është dhe shkaktar i sëmundjeve të zemrës dhe goditjeve në tru...

Ilir Meta refuzon mandatin: “Nuk pranoj asnjë marifet”

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, hodhi poshtë mundësinë që të marrë mandatin e deputetit përmes largimit të kandidatëve të partisë së tij...

Lajme të tjera

Web TV