Historia e letërsisë shqipe në rumani – kryepunë e Dr. Luan Topçiut…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Visar Zhiti

 

“Sot ka dalë nga shtypshkronja libri im më i ri: “Istoria Literaturii Albaneze, de la origini până în prezent” (Historia e letërsisë shqipe nga zanafilla deri më sot). Është realizimi i një pune shumëvjeçare. Vëllimi ka 868 faqe. Me këtë rast falenderoj të gjitha ata që bënë të mundur botimin e tij.”  Kaq shkruan në FB e tij Autori i Veprës me modesti heroike si ata studiuesit e manasatireve dhe kuvendeve… 868 faqe… punë shumë vjeçare… falenderim botuesve… Por flet Vepra e madhe, është e para Histori e Letrave Shqipe që del në Rumani, kur në përmasa të tilla gjithëpërfshirëse mungon dhe në Shqipëri. Kjo histori, që është shumë më me rëndësi  se ajo e luftarave, se është histori e shpirtit dhe e krijimit,  pra dhe e identitetit, nis që nga hershmëria e gjuhës shqipe, kalon te letërsia e saj e vjetër, mesjeta, rilindja, e cila nën pushtimin otoman i shtypte veprat e veta në Rumani, te arbëreshët magjepsës, pavarësia, letërsia pas Luftës II Botërore, e reja, ajo e burgjeve dhe internimeve, e diasporës, deri në SHBA, etj, e deri më tani në shekullin XXI, shoqëruar me dokumente, imazhe, pasazhe librash, etj. E gjitha mahnitëse, do të thosha. Ngjarje kulturore – e kanë quajtur menjëherë në Rumani.

> Duhet ta kishim në gjuhën shqipe së pari, por ishte Rumania ajo, tashmë vend i Bashkimit Europian, e cila kaloi nëpër kalvarin e diktaturës komuniste, jo aq rëndë si vendi ynë dhe nuk pati ndonje realizem socialist aq vrastar sa letërsia jonë, pra s’do të ishte Atdheu, por Rumania, që do ta mbante Dr. Luan Topçiun që të shpaloste punë dhe vlera, sa kombëtare, shqiptare dhe rumune, po aq dhe europiane e universale, duke arritur i vetëm të bënte atë që duhej tē bënin akademitë, universitetet, duke forcuar ndërkaq miqësinë dhe lidhjet me Rumaninë e dashur, më shumë se sa ambasadat e pergjumura, më shumë se sa Ministria e Punëve të Jashtme.

Lexo edhe :  Partitë politike shqiptare dhe fushatat në SHBA: Një çështje ligjore dhe etike

> Na nëpërmenden ndërkaq arritjet e shumta të albanalogut kanadezo-gjerman Dr. Robert Elsie në kulturen shqiptare. Dhe pritej vazhdimi…

> Luani shqiptar, me afërisht 1.000 faqet e Historisë së Letërsisë Shqipe, duket sikur permbushi një punë mijëvjeçare, duke ngritur këtë Katedrale hijerëndë, ku Shqipëria është më e bukur, por dhe e përjetëshme…

Të fundit

Raporti i AMF/ SIGAL, lider i padiskutueshëm i tregut të sigurimeve në Shqipëri

Sipas raportit vjetor të Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare (AMF), SIGAL ka ruajtur pozicionin e saj si lider absolut në...

Vengu në Bazën Ajrore të Farkës: Hangar i ri për helikopterët Black Hawk

Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu ishte sot në Bazën Ajrore në Farkë, ku inspektoi punimet për ndërtimin e hangarit të ri për helikopterët Black Hawk. “Në...

Tre variante për primaret/ Berisha: Jemi të detyruar të respektojmë sistemin rajonal

Ethet e garës brenda Partisë Demokratike kanë nisur të shfaqen, ku disa drejtues degësh kanë dorëzuar dorëheqjet për t’u bërë pjesë e Primareve. Pavarësisht...

Alarmi i FMN: Shqipëria e sfiduar nga plakja dhe emigracioni

Sfidat strukturore të ekonomisë po e mbajnë ende të sfiduar ekonominë shqiptare, pavarësisht ecurisë aktuale pozitive. Ky është vlerësimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar në...

Qarku Berat kampion relativ deri më sot për kërkesat e emigrantëve në KQZ

Eduard Zaloshnja Tek po shkruaj këto rreshta, 8.3% e kërkesave të emigrantëve në KQZ për të votuar janë të Qarkut Berat. Ndërkohë, ky qark ka vetëm...

Lajme të tjera

Web TV