“Djali im nuk ishte autik, punonte kudo”/ Nëna e Musaen Zenelit: Kur mora vesh lajmin, pashë një hije të zezë…

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Anila Zeneli e ka të vështirë të mbajë lotët dhe të rrëfejë tragjedinë që i ka rënë në kokë. Njëherë e mbetur e ve dhe tani pa djalin e saj Musaenin, që priste ta kishte krahë pas shumë e shumë sakrificave që nënë e bir kishin kaluar në jetë.

Ajo ka rrëfyer në një intervistë për gazetarin Senad Nikshiqi si e ka marrë vesh lajmin për vrasjen e të birit, teksa mohon zërat se Musaeni ishte autik. Ajo thotë se i biri ishte shumë punëtor dhe punonte kudo, teksa kërkon drejtësi dhe shkakun e vrasjes.

“Ishte dita e parë e punës së tij në Velipojë. Djali im ka qenë shumë punëtor dhe ka punuar kudo. Kur kam marr vesh lajmin kam parë një hije të zezë. Erdhën kolegët dhe më thanë mbaje veten dhe i thash s’kam si ta mbaj se më kanë vrarë djalin. Djali im nuk ka qenë autik dhe nuk e di kush e ka nxjerrë këtë se ai është autik. Kjo më ka lënduar shumë dhe është e papranueshme sepse ai nuk ka qenë i sëmurë.

Nuk e di se fëmija im nuk ka pasur lekë në xhep se edhe nëse nuk kam pasur unë t’ia jap ia ka dhënë Remzia që e ka pasur si xhaxha. Gjendja ekonomike nuk është shumë e mirë, por kam punën dhe mundohem. Kjo ngjarje më ka shkatërruar. Më shkatërrojnë edhe fjalët që fliten në media se ai nuk ka qenë autik. Kur kanë ardhur mësueset dhe nxënësit dhe më kanë mbushur arkivolin me trëndafila dhe karafila më është dukur sikur u ngjall djali, por kjo paska qenë gënjeshtër. Pse të më çahet zemra edhe më tepër.

Lexo edhe :  Kush e merr mandatin e 'Shqipëria Bëhet'? Ja si përgjigjet Lapaj

Për të gjithë ata që janë sensibilizuar për të na ndihmuar, i falënderoj shumë. Me Pjeter Gocaj, babain e dy djemve të vrarë nuk kam kontaktuar, por pres këdo që të jetë, të paktën ta di si ka ardhur shkaku i vrasjes. Unë nuk e di si është qëlluar Musaeni sepse ka vetëm gojëdhëna dhe dua të shoh kamerat e sigurisë për ta vërtetuar. I kanë ndryshuar edhe emrin dhe kjo më ka ngatërruar se unë kur kam dalë për të shkuar në mëngjes në punë do të më kishte lajmëruar dikush, por kjo është arsyeja që e morëm vesh me vonesë. Dua drejtësi në këtë ngjarje dhe dua të di shkakun se nuk ka qenë e keqja e kërkujt”, tregoi nëna e 20-vjeçarit.

 

 

Të fundit

Në prag të luftës së tretë botërore?/ Kina, kërcënim global

Eksperti i sigurisë Dritan Demiraj komentoi për ‘ABC e mëngjesit’ zhvillimet gjeopolitike në një situatë të tensionuar globale ku...

Shumica e të rinjve shqiptarë nuk e njohin trashëgiminë jomateriale

Të rinjtë shqiptarë janë të interesuar dhe të angazhuar për të ruajtur trashëgiminë kulturore jomateriale, megjithatë përballen me mungesa në njohuri dhe akses. Është...

Opozita është moral

Nga Ben Andoni Ka një mbrojtje të madhe dhe të pakërkuar nga shumë njerëz, të cilët janë afër PD-së për të justifikuar humbjen e zgjedhjeve...

“Nënë Tereza udhëtonte me pasaportë shqiptare”, rrëfimi i rrallë i Liri Berishës

Teksa shumë gjëra mbeten të panjohura për jetën e Gonxhe Bojaxhiu, Lirie Berisha zbulon disa detaje të cilat nxjerrin në pah dashurinë që Nënë...

Sot provimi i parë i maturës/ Manastirliu: Besoni te vetja, më e mira është para jush

Mbi 27 mijë maturantë do t'i nënshtrohen sot provimit të gjuhës së huaj. Në këtë ditë të rëndësishme për nxënësit, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta...

Lajme të tjera

Web TV