Ambasadori Soreca takon kryeprokurorin Çela: Me rëndësi hetimet mbi pastrimin e parave

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ambasadori i BE-së Luigi Soreca është takuar sot me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela, teksa ka zbardhur vetë një pjesë të bisedës.

Soreca përcjell mbresat e takimit në “Twitter” ku shkruan se është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal.

“I gëzuar që u takova me Prokurorin e Përgjithshëm Olsian Çela për të diskutuar punën e vazhdueshme dhe sfidat që na presin në funksion të fazës së re të reformës së drejtësisë. Pavarësia dhe profesionalizmi i prokurorëve janë thelbësore për të luftuar krimin në të gjitha nivelet. Është i rëndësishëm përqendrimi në hetimet financiare mbi pastrimin e parave dhe rritja e vëmendjes për evazionin fiskal. Rezultatet e para për konfiskimin përfundimtar të pasurive të paligjshme duhet të konsolidohen. Përgëzova Prokurorin e Përgjithshëm për punën e bërë deri më tani dhe konfirmova mbështetjen e vazhdueshme të BE, si në nivelin teknik ashtu edhe në atë financiar, për punën e Zyrës së tij”, shkruan ambasadori Soreca.

 

 

Të fundit

Lumi i Vjosës vizitohet nga turistë të huaj e vendas të pasionuar pas aventurës

Kryeministri Edi Rama ka publikuar këtë të diel pamje nga Lumi i Vjosës, i cilësuar si “lumi i fundit...

Mbyllet sezoni në Serie A/ Juve në Champions, fiton Roma , Lazio mbetet jashtë europës

U mbyll këtë të dielë Serie A. Juventus ia ka dalë që të kualifikohet në Champions League, pas fitores së vuajtur 2-3 ndaj Venezias....

Krimet në Gaza, 9 nga 10 fëmijët e doktoreshës palestineze vriten në sulmin ajror

Dr. Alaa al-Najjar i la dhjetë fëmijët e saj në shtëpi të premten kur shkoi në punë, në dhomën e urgjencës në Kompleksin Mjekësor...

Shqipëria e mbyll me zero pikë Europianin U-17, kuqezinjtë mposhten thellë nga Franca

Shqipëria U17 pëson disfatë 4-0 ndaj Francës, në ndeshjen e fundit të grupit të Europianit që po mbahet në vendin tonë. Francezët e mbyllën...

Ku ndryshon Berisha nga Rama? Na e tregon Belind Këlliçi

Belind Këlliçi komentoi në “Off the Record” nga Andrea Danglli, në A2 CNN, edhe akuzat e disa prej kandidatëve të Partisë Demokratike, nga listat...

Lajme të tjera

Web TV