Mbaron mbledhja e Barcelonës, merret vendimi për çështjen Messi-Abidal

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ka mbaruar mbledhja me dyer të mbyllura e klubit të Barcelonës dhe duket se të gjitha palët kanë dalë të kënaqura.

Pas replikave të yllit të skuadrës, Lionel Messit me drejtorin sportiv të Barçës, Eric Abidal mediet kudo në botë filluan të raportonin për shkarkim nga detyra të këtij të fundit, ose një largim të mundshëm të argjentinasit.

Mësohet se mbledhjen e zhvilluar sot presidenti i Barcelonës, Josep Maria Bartomeu ka kërkuar që Messi dhe Abidal të pajtohen me njëri-tjetrin. Madje mësohet se nuk do të merret asnjë masë që ka të bëjë me pezullim apo shkarkim të asnjërit prej tyre.

Kujtojmë se në një intervistë ditën e djeshme francezi kishte thënë se shkarkimi i Ernesto Valverdes ka qenë i detyruar nga lojtarët, ndërsa kapiteni i skuadrës i ka kërkuar përmes një postimi në rrjetet sociale që të mos flasë për të gjithë,por të japë emra konkretë./Fjala.al/

Të fundit

Blushi: Meta u divorcua nga Kryemadhi pasi u zbulua përdorimi i kartave

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi, ka deklaruar në emisionin "Real Story" se përdorimi i kartës...

Egnatia eliminohet me turp nga Champions League

Egnatia është eliminuar me turp nga Champions League. Kampionia e Shqipërisë është mposhtur me rezultatin 5-0 në ndeshjen e kthimit të fazës se parë,...

Aksident në Vlorë, automjeti përplaset me motorin! Plas grushti pas ngjarjes

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e së martës në Vlorë, në zonën e plazhit të vjetër, ku një automjet është përplasur me një...

Ronaldo rikthehet në Serie A? Klubi italian i befason të gjithë

Cristiano Ronaldo mund të rikthehet në Serie A! Como raportohet se është i interesuar për transferimin e yllit portugez, edhe pse ai është në...

Trump humb durimin: Nuk do mbaj anën e askujt

Donald Trump në një deklaratë nga Shtëpia e Bardhë ka deklaruar i prerë se në luftën Rusi-Ukrainë nuk mban anën e askujt. Kjo deklaratë erdhi...

Lajme të tjera

Web TV