Mes tyre edhe një femër, ja kush janë shqiptarët më të kërkuar nga Interpoli (Emrat/Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shpesh emrat e shqiptarëve i kemi gjetur prezentë në ngjarje të mëdha kriminale që kanë bërë bujë në të gjithë botën. Të karakterizuar nga gjaknxehtësia, shqiptarët janë përfshirë në konflikte të ndryshme që kanë agravuar edhe në vrasje. Por jo vetëm kaq, pasi edhe përfshirjet në rrjetin e drogës apo prostitucionit nuk ngelen pas.

Ndërkohë, organizata më e madhe e policisë globale, Interpol që përbëhet nga 194 shtete anëtare, i publikon emrat dhe fotografitë e më të kërkuarve nga çdo shtet. Por sa shqiptarë janë ‘nën lupën’ e Interpol? Aktualisht numri i personave të cilët kërkohen nga nga organizata më e madhe e policisë globale rezulton të jetë 86.

Këtë listë e prin Nikolin Noku , nga fshati Nicaj i Shalës. Ai akuzohet për trafik të lëndëve narkotike dhe kërkohet në Suedi.

I dyti i kësaj liste është 51-vjeçari, Ndriçim Hoxha, nga Kruja, që e kërkon shteti francez dhe sipas Interpolit, akuzohet për vjedhje dhe vrasje.

I treti dhe i katërti janë Taulant Memo dhe Ergest Memo nga Korça, që i kërkon për ekstradim Greqia me akuzën për dëmtimin e pyjeve të shtetit dhe armëmbajtje pa leje.

I pesti është Kristaq Leci, që kërkohet për vrasjen e oficerëve të Policisë së Shtetit.

Më i moshuari në këtë listë është 75-vjeçari, Musa Protoduari, nga Berati që kërkohet për vrasje me paramendim, vrasjen e një polici në detyrë dhe krijimin e një bande të armatosur.

Në mesin e 86 të kërkuarve është edhe një femër, 37-vjeçarja, Sara Canko nga Berati, e cila kërkohet për përfshirje në prostitucion.

Për të parë listën e plotë klikoni në linkun më poshtë:

https://www.interpol.int/en/How-we-work/Notices/View-Red-Notices

Të fundit

Gjermani! 37-vjeçari vret gruan, merr foshnjën dhe vetëvritet

Një 37-vjeçar gjerman kreu vetëvrasje me foshnjën e tij 3-muajshe duke e përplasur makinën drejt në një makinë tjetër,...

OKB dënon vrasjen e 5 gazetarëve të Al Jazeera në Gaza

Sulmi ajror izraelit në Gaza që vrau pesë gazetarë të rrjetit të Al Jazeera dhe një gazetar tjetër të pavarur është dënuar ashpër nga...

“Kodi i ri Penal do të rrisë stokun e dosjeve nëpër gjykata”

Kreu i Dhomës së Avokatisë në Durrës, Lorval Petani, ka komentuar në studion e Syri Tv ndryshimet në Kodin e ri Penal. Petani u...

Bisedat në SKY fundosën grupin, Balla blinte te Çela

Nga nisja e kokainës prej vendeve të Amerikës Latine, te vështirësia për të transportuar shumat e mëdha të parave e deri te nofkat që...

Zjarr në ‘Kombinat’, flakët duken edhe nga qendra e Tiranës

Një tjetër vatër zjarri është aktivizuar këtë të hënë në Tiranë. Zjarri ka rënë në zonën e Kombinatit në kryeqytet. Flakët janë aktivizuar gjatë ditës,...

Lajme të tjera

Web TV