Marlon Brando, “djalli” me fytyrë engjëllore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marlon Brando konsiderohet një nga yjet kryesore të Hollywood-it, si dhe një nga aktorët më karizmatikë e të talentuar në historinë e kinemasë. Mishëroi për vite me radhë vetë konceptin e sensualitetit mashkullor me sharmin rebel që ka karakterizuar jo vetëm shumë nga personazhet që interpretonte, por edhe jetën e tij 

Nga Leonard Veizi

Pasditen e 1 korrikut të vitit 2004, në 18:30 me orën lokale, në Qendrën Mjekësore UCLA në Westwood, një aktor i famshëm amerikan dha frymën e fundit. Ishte 80 vjeç dhe kishte jetuar me shumë intensitet, ku përveç 40 filmave në të cilët kishte marrë pjesë si protagonist, ishte martuar tri herë, kishte gjithsej dymbëdhjetë fëmijë, me të paktën pesë gra të ndryshme. Këtu nuk futen flirtet dhe skandalet që e kanë shoqëruar pjesën më të madhe të kohës, gjë që për të nuk përbënte asnjë problem. Ky ishte Marlon Brando…

…Tirana u boshatis më shpejt atë natë, sepse prej disa ditësh qarkullonte lajmi se “sllavi” do të transmetonte një film skandal e plot skena të çmendura seksi, ku heroin kryesor e luante Marlon Brando, ndërsa si partnere kishte një aktore të re franceze, emri i të cilës gjithashtu kishte marrë dhenë e njihej nga të gjithë si Maria Schneider.

-E pe “Tangon…” dje…? Ky ishte mëngjesi pasardhës në Tiranën e pasvitit 1985. U diskutua aq shumë ky film në Shqipërinë e mbyllur prej klonit, saqë u kthye në mit, pa e ditur se, në fakt, po aq ndikim kishte pasur dhe në botën perëndimore.

Regjia e Bernardo Berolucci-t nuk kishte trazuar vetëm Tiranën. Madje, ishte koha kur censura vendosi ndalimin e transmetimit të tij. Gjykata filloi një çështje penale kundër filmit që së fundi rezultoi në dënimin e tij, dekretuar në 29 janar 1976. Por 11 vite më pas, në vitin 1987, filmi emblematik i Bertoluccit “Tango e fundit në Paris” u rehabilitua. Ndërsa në 2002 Instituti Amerikan i Filmit e vendosi atë në vendin e 48-të në listën e “100 filmave më të mirë sentimentalë të të gjitha kohërave”.

Më herët Marlon Brando njihej nga publiku shqiptar pasi filmi “Rroftë Zapata”, ku ai luante rolin kryesor, atë të një revolucionari meksikan me emrin Emiliano Zapata, transmetohej rregullisht nga Televizioni Shqiptar. Por ai mbahej mirë mend dhe nga filmi tjetër “Queimada”, i transmetuar më vonë në kohë.

Ndërsa i famshmi “Kumbari” do të transmetohej në vitet e çartura të demokracisë, ku censura ndalonte vetëm thirrjet raciste e antifetare.

Marlon Brando konsiderohet një nga yjet kryesore të Hollywood-it, si dhe një nga aktorët më karizmatikë e të talentuar në historinë e kinemasë. Ai ishte një nga interpretuesit e parë në Shtetet e Bashkuara që ndoqi mënyrën ruse të aktrimit, siç ishte metoda e famshme “Stanislavsky” e cila konsiston në një identifikim të thellë dhe një lidhje empatike me personazhin, në lëkurën e të cilit duhet të veprojë aktori. Kjo i lejoi atij t’i përjetojë disa nga personazhet e tij më të famshme, duke i bërë ato të jenë, në një farë mënyre, një pjesë e vetvetes. Edhe prania e tij fizike, atletike dhe imponuese, në kontrast të ashpër me fytyrën e butë e gati engjëllore, ndryshon nga norma e aktorëve të asaj periudhe.

Lexo edhe :  Propozimi i pahijshëm, kur paratë shkatërrojnë dashurinë dhe dashuria triumfon mbi paratë

Por Marlon Brando mishëroi për vite me radhë vetë konceptin e sensualitetit mashkullor me sharmin rebel që ka karakterizuar jo vetëm shumë nga personazhet që interpretonte, por edhe jetën e tij.

Brandon fitoi popullaritet duke luajtur Stanley Kowalski në filmin “Një tramvaj që quhet dëshirë” të Johnny Strabler-it, realizuar në vitin 1951.

Tetë herë i nominuari për “Oskar”, çmim që ai e fitoi dy herë për “Fronte del Porto” dhe “Kumbarin”. Filmat e tij janë parë nga mbi 800 milionë shikues, rekord që nuk ka të barabartë në historinë e kinemasë amerikane. Këta filma janë ende shumë të suksesshëm edhe në ditët e sotme dhe disa konsiderohen kryevepra.

Stili i tij i aktrimit ishte një frymëzim për aktorë, si James Dean, Paul Newman, Montgomery Clift, Al Pacino, Jack Nicholson, Robert De Niro, Dustin Hoffman, Robert Duvall dhe Gene Hackman.

Ai ishte gjithashtu një aktivist, i cili ka mbështetur lëvizjen afroamerikane.

Brando ishte një nga tre aktorët profesionistë, së bashku me Charlie Chaplin dhe Marilyn Monroe, të nominuar nga revista amerikane Time si një nga 100 personazhet më me ndikim të shekullit XX. Instituti Amerikan i Filmit e ka vendosur Brando-n në vendin e katërt midis yjeve më të mëdha në historinë e kinemasë.

Marlon Brando lindi në 3 prill 1924 në Omaha, Nebraska, fëmija i tretë i Marlon Brando Sr., një prodhues i ushqimit, pesticideve dhe kimikateve, dhe i Dorothy Julia Pennebaker. Familja e tij kishte origjinë gjermane, holandeze, angleze, irlandeze dhe franceze. Ai vdiq në Los Angeles, në Qendrën Mjekësore UCLA (Universiteti i Kalifornisë në Los Angeles) në Westwood. Shkaku i vdekjes i atribuohet një krize të frymëmarrjes, për shkak të një emfizeme pulmonare që e kishte prekur për tre vjet me radhë. Njerëz të shumtë, përgjithësisht nga bota e artit, morën pjesë në funeralin e tij. Ishte 80 vjeç.

Të fundit

Gjesti i jep fund polemikave: Jam treguar i kujdesshëm, nuk dua…

Gjesti, gjatë një bisede me Gertën dhe Gertin, tha se nuk dëshiron të lëndojë Eglin dhe se ka qenë...

Spahiu zbardh ‘lojën’ para zgjedhjeve: Një teatër i dy aktorëve më komikë që ka Shqipëria

Zgjedhjet e 11 Majit, fushata elektorale, aleancat politike dhe a ka marrëveshje mes partive të mëdha, duke u nisur edhe nga ajo për Kodin...

Pas telefonatës me Presidentin Trump, sauditët 600 miliardë dollarë investime në SHBA

Princi i Kurorës i Arabisë Saudite tha të enjten se Mbretëria Saudite dëshiron të investojë 600 miliardë dollarë në Shtetet e Bashkuara gjatë katër...

Nominimet për çmim “Oscar” 2025, publikohet lista e plotë e kandidatëve

Akademia e Filmit ka shpallur sot nominimet për çmimet “Oscar” 2025, ku filmat si “Emilia Pérez,” “The Brutalist,” dhe “Wicked” janë ndër më të...

E rëndë në Mirditë, gjendet një trup i pajetë në lumin Fan

Një trup i pajetë është zbuluar në ujërat e lumit Fan në Mirditë, poshtë një ure në dalje të Fushë Arëzit. Policia ka mbërritur në...

Lajme të tjera

Web TV