Xhaçka në Forumin e Prespës: Shpresojmë që BE të ndryshojë dhe të na japë datën për Konferencën e Parë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka, gjatë fjalës në panelin “Ndërtimi i Besimit Përmes Dialogut” që u zhvillua në Maqedoninë e Veriut, tha se ka ardhur koha për një ndryshim në mënyrën e qasjes ndaj Ballkanit Perëndimor.

“Rajoni ynë ka pësuar një transformim të jashtëzakonshëm falë ëndrrës së përbashkët evropiane dhe falë mbështetjes së BE. Por siç tregoi edhe Këshilli i 22 qershorit, BE sot nuk ka një qasje strategjike ndaj rajonit, çka shpresojmë që do të ndryshojë pas dështimit për t’i dhënë Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut një datë për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Por kjo s’është thjesht një çështje e BE-së. Edhe ne vetë duhet të punojmë më shumë për të rritur rëndësinë strategjike të rajonit tonë dhe për të pasur një qasje më proaktive ndaj integrimit, jo duke pritur vetëm nga BE, por duke punuar edhe ne, në nivel rajonal për të ndërtuar Evropën në rajonin tonë e për të krijuar një hapësirë të përbashkët mundësish”, u shpreh ministrja në fjalën e saj.

Në ditën e parë të Forumit të Prespës për Dialog morën pjesë kryediplomatë të rajonit si dhe zëvendës-ndihmës Sekretari amerikan të Shtetit, Matthew Palmer.

 

Të fundit

Orët luksoze të Keanu Reeves-it gjenden në Kili, autoritetet ia dorëzojnë FBI-së

Gjashtë orë luksoze, me vlerë totale prej 125,000 dollarësh, të cilat i ishin vjedhur aktorit kanadez Keanu Reeves në...

Betohen në KLP 26 prokurorët e rinj! Çela: Do ndjeni vështirësi në shpatullat tuaja

Këshilli i Lartë i Prokurorisë zhvilloi sot ceremoninë e betimit për 26 prokurorët e rinj që do të bëhen pjesë e sistemit të drejtësisë...

Andia Ulliri kërkon mandatin e ish-prokurorit Arjan Ndoja, nis mbledhja në KAS!

Komisioni i Ankesave dhe Sanksione ka nisur mbledhjen e ditës së sotme me pikën e parë të rendit të ditës, shqyrtimin e ankimimit të...

Kodi i ri Penal, 2 vite burg kush lëviz me makinë pa i bërë kolaudimin

Sesioni i ri parlamentar në shtator do të nisë me diskutimet për Kodin e ri Penal, i prezantuar së fundmi nga Ministria e Drejtësisë. Mes...

Pas tërmetit 8.8 ballë në Rusi, shpërthen vullkani Klyuchevskoy, reja e hirit arrin 3 km

Vullkani Klyuchevskoy në Rusi shpërtheu dhe hiri i tij arriti deri në 3 kilometra mbi nivelin e detit, sipas Ekipit të Reagimit ndaj Shpërthimeve...

Lajme të tjera

Web TV