Operacioni ndërkombëtar, kreu i SPAK: Është evidentuar i gjithë ‘zinxhiri’ i trafikut të drogës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Pas ekzekutimit të operacionit të përbashkët Itali-Shqipëri ku u arrestuan 38 persona për kultivimin e lëndëve narkotike, drejtuesi i SPAK, Arben Kraja deklaroi në një konferencë se një nga detajet kryesore të këtij operacioni ishin 4 bashkëpunëtorë të drejtësisë.

Sipas tij, kanë qenë pikërisht ata që kanë bashkëpunuar dhe kanë sjellë në identifikimin dhe arrestimin e personave të përfshirë.

Kraja deklaroi se gjatë këtij operacioni është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit të lëndëve narkotike nga Shqipëria drejt Italisë.

“Është një skuadër e përbashkët që ka mbi 1 vit e gjysmë që vijon operacionin. Një shkëmbim informacioni të menjëhershëm dhe të suksesshëm. E rëndësishme në mbledhjen e provave dhe arritjen në konkluzionin konkret dhe zbatimin e 28 masave në Tiranë. Moment i rëndësishëm është hetimi i gjithanshëm i kryer. Është evidentuar i gjithë zinxhiri i kultivimit dhe transportit në Itali i lëndëve narkotike. Është evidentuar dhe provuar përfshirja e zyrtarëve të ndryshëm publik në këtë lloj aktiviteti. Bëhet fjalë për prokurorë, zyrtarë policie administratorë të qeverisjes lokale. Janë sekuestruar pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme me vlera miliona euroshe. Treguesi i rëndësishëm janë bashkëpunëtorët e drejtësisë ishin 4 persona që kanë bashkëpunuar me drejtësinë. Kemi bngritur akuza për pastrim të akuzave. Përpara një viti ishim në një konferencë në Romë që sqaruam pjesën e parë të operacionit” – tha Kraja.

HETIMET E OPERACIONIT

Hetimet kanë nisur që në 2018 ku është kapur një ngarkesë me drogë dhe madje ka pasur edhe persona të arrestuar dhe 4 prej tyre janë bërë bashkëpunëtorë të drejtësisë dhe kanë dhënë detaje për antimafien italiane. Nga hetuesit shqiptarë dhe ata italiane bëhet e ditur se është zbuluar një rrjet i drogës në të gjithë hallkat e zinxhirit të tij. Hetimet janë thelluar më tej edhe në pastrimin e parave.

Lexo edhe :  Paketa e maleve, nisin aplikimet! Aplikimet, nëpërmjet portalit E-Albania

Mes të arrestuarve ka edhe zyrtarë shqiptarë, prokurori i Vlorës, Maksim Sota ndërsa ka dhe punonjës policie që kanë bërë të mundur lehtësimin e këtij trafiku. Në total janë lëshuar 38 urdhër arreste, 10 prej të cilëve janë arrestuar më parë dhe ata ndodhen në Itali. Ndërkohë edhe personat e arrestuar në Mal të Zi dhe në Spanjë janë kryesisht shqiptarë.

Të fundit

Në gjendje të rëndë dhe e intubuar, 17-vjeçarja mbërrin te Spitali i Traumës

17-vjeçarja e cila u soll e plagosur nga familjarët në spitalin e Vlorës, ka mbërritur në spitalin e Traumës. Sipas...

Bardh Spahia: Trishtim dhe turp! Rama po ndëshkon Thethin pas 11 majit

Ish-kryebashkiaku i Shkodrës, Bardh Spahia, ka komentuar në "News24" shembjet e ndërtimeve pa leje në Theth. Spahia tha se kemi të bëjmë me një...

Takimi me Bashkinë Tiranë, Rama ia lë mbledhjen në dorë Ballukut: Kam kritika

Tensioni duhet të jetë ndjerë në ajër në sallën e Hotel Tiranës, ku drejtues të Bashkisë së Tiranës ishin në përballjen e dytë me...

Policia Rrugore bën kërdinë, 3300 gjoba në një javë

Gjatë javës së kaluar, Policia Rrugore ka vendosur 3313 gjoba në të gjithë vendin për shkelje të ndryshme rrugore. Akset kombëtare u monitoruan me 2...

Erion Braçe: Formalizimi do rrisë çmimet, kam 6 vjet që flas dhe më kundërshtoni

Deputeti Erion Braçe ka reaguar lidhur me aksionin e ndërmarrë sot për goditjen e rasteve të tregtimit pa faturë të qumështit dhe bulmetit. Përmes...

Lajme të tjera

Web TV