Operacioni “Shpirti”/ Zbulohen emrat e dy “spiunëve” të drejtësisë që “tradhtuan” grupin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Detaje të reja bëhen me dije lidhur me Mega-operacionin e koduar “Shpirti”, në kuadër të të cilit u arrestuan 28 persona vetëm në Shqipëri dhe 10 në rajon.

Janë zbardhur emrat e dy nga katër bashkëpunëtorët e drejtësisë që “tradhëtuan” grupin dhe bashkëpunuan me autoritetet, për të zbuluar aktivitetin e katër bandave të strukturuara kriminale. Një zinxhir nga kultivimi i drogës deri te mbërritja në destinacion dhe shitja në treg. Burime bëjnë me dije se ata janë Aurel Lazaj dhe Jurdi Bedinaj.

Lazaj ka qenë pjesë e një grupi të strukturuar kriminal i cili në 2019 u akuzua për trafikimin e 2.5 tonëve kanabis drejt Italisë në vitin 2017. Apeli për Krimet e Rënda asokohe la në fuqi dënimin me 15 vjet heqje lirie për trafikantët, Euron Hotin dhe Malton Lleshajn, i arrestuar së fundmi në kuadër të operacionit “Shpirti”. Ndërsa trafikanti i tretë i cili mori ‘statusin’ e bashkëpunëtorit të drejtësisë, Aurel Lazaj u dënua vetëm dy vite burg. Lazaj pas arrestimit tregoi të gjithë mekanizmin dhe personat e përfshirë në këtë grup kriminal.

Droga e kapur në atë kohë në Ancona ishte fshehur brenda disa kamionëve që transportonin mermer. Ndërsa pritesi i sasisë së drogës ishte, Euron Hoti.

 

Të fundit

Salianji: 15 vetë janë në qeli për përdorimin e SKY

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ishte i ftuar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" në Syri Tv...

Berat, motori përplas biçikletën, dërgohen në spital drejtuesit

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në hyrje të qytetit të Beratit, në lagjen Barrikadë, në vendin e njohur si...

Salianji akuzon: Vuajta dënimin prej dëshmisë së rreme të shokut të Ramës

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji, ka deklaruar këtë mbrëmje në emisionin "Çim Peka LIVE" se ka vuajtur një dënim prej nëntë muajsh në...

Conference League, Partizani del me barazim nga Estonia

Partizani ka barazuar 1-1 ndaj Nomme Kalju, në Talin të Estonisë, në sfidën e parë të turit të parë të Conference League. Vendasit e nisën...

‘Guximi’ i tepruar i Vangjel Dules për të ‘shqetësuar’ Berishën

YLLI PATA - Dy ditë pasi Ervin Saljanji dha atë deklaratën e “fortë” që duhet të kthejmë sytë nga vetja, një tjetër emër i...

Lajme të tjera

Web TV