Miku i familjes Gjoka në Velipojë: Uji i pishinës iu ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të tjera dëshmi të rënda vijnë nga Velipoja, aty ku shpërtheu bombola e gazit, duke plagosur katër anëtarët e familjes Gjoka, pronarë të një hoteli.

Miku i familjes Gjoka, 62-vjeçari Zef Zefi, ka treguar ngjarjen e rëndë. Ai është shprehur se kishte dalë në mëngjes për të blerë bukë, kur kishte dëgjuar shpërthimin.

“Dola per të blerë nje bukë dhe kur dëgjova shpërthimin. Vij këndej kur shoh tymin. Keto i kam miq se une jam vellai i gruas i pronarit te kësaj ndërtesës. Kur erdha ketu i gjeta te gjithë në pishinë. Janë zgjuar në mëngjes si çdo ditë për të bërë një kafe dhe sa ka ndezur bombolën e gazit, ka shpërthyer, dhe më duket se ka patur nje rrjedhje. Gjendja është shumë e rënde dhe kanë djegie komplet. Ndoshta uji i pishines i ka bërë mirë por dikush thotë se edhe jo sepse ia ka hequr një pjesë të lëkurës se trupit dhe them ishalla i ka ndihmuar uji. Mbrëmë sa kanë ardhur tek hoteli. Miku ndodhet ne Itali dhe i ka thënë familjes shkoni e pastroni hotelin me idene per te filluar punën se këtu nis me vonesë sezoni turistik. Sa kanë ardhur kane pastruar mbrëmë dhe ne mëngjes ka ndodhur kjo ngjarje”, ka deklaruar miku i familjes Gjoka.

Të fundit

Pashkët, mijëra besimtarë në proçesionin e Epitafit të së Premtes së Zezë

Korça u mbush mbrëmjen e së premtes me mijëra besimtarë ortodoksë dhe qytetarë të tjerë, të cilët morën pjesë...

Atentati në Lundër, 17-vjeçari niset për mjekim jashtë, i vëllai në gjendje të rëndë

Njëri prej të miturve që u plagos në atentatin e djeshëm në Tiranë është nisur për mjekim jashtë Shqipërisë. 17-vjeçari Marko Bardhi Demiraj do të...

Fushata elektorale, Fevziu: Arrestimi i Veliajt i dha një ‘shok’ të majtës

Vendimet që SPAK merr, gazetari Blendi Fevziu i sheh ndikuese edhe në fushatë elektorale. Në një intervistë për Drini Zeqon, ai veçoi arrestimin e...

Manastirliu: 1 mijë shkolla do të kenë laboratorët inteligjentë deri në 2026-ën

Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, njëherazi kandidate e Partisë Socialiste në zgjedhjet parlamentare të 11 majit në qarkun e Tiranës, e cilësoi...

21 pozicionet e punës që do të zhduken deri në 2030

Sipas raportit të vitit 2025 nga Forumi Ekonomik Botëror, rreth 92 milionë vende pune – ose 8% e totalit global – do të zhduken...

Lajme të tjera

Web TV