Vijon zjarri në Qipro, gjenden të vdekur 4 personat e zhdukur

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një zjarr i madh ka përfshirë Qipron që prej ditës së djeshme. Autoritetet kanë apeluar për ndihmë ndërkombëtare për të vënë nën kontroll zjarrin që ka përfshirë vendin, të përshkruar nga zyrtarët si më e keqja në historinë e vendit.

Qipro ka përjetuar një valë nxehtësie gjatë një jave, me temperatura që arrijnë deri në 40 gradë C.

Të dielën, katër persona u konfirmua se kishin vdekur në zjarr, bën të ditur BBCnes.

Bëhet fjalë për katër shtetas egjipitianë, të cilët më herët ishin shpallur të zhdukur. Ata nuk kishin mundur dot të largoheshin, kur të gjithë po evakuoheshin.

“Ekzaminuesit mjeko-ligjorë po shkojnë në skenë për identifikim,” u tha gazetarëve ministri i brendshëm Nicos Nouris. “Të gjitha indikacionet mbështesin faktin se këta janë katër personat e zhdukur që kemi kërkuar që nga dje.”

Presidenti Nicos Anastasiades e përshkroi zjarrin si “një tragjedi”. Ai tha se ishte “zjarri më i madh që nga viti 1974” – duke iu referuar vitit që Qipro ishte ndarë pas një pushtimi turk, dhe kishte shkaktuar humbjen e jetës.

Ai u zotua se qeveria do të “sigurojë ndihmë të menjëhershme për viktimat” dhe familjet e tyre.

Zjarri, i ndezur nga erërat e forta, po përhapet në rrethin jugor të Limasolit dhe ka detyruar evakuimin e disa fshatrave.

Ekspertët thonë se ndryshimi i klimës pritet të rrisë frekuencën e ngjarjeve ekstreme të motit, të tilla si valët e nxehtësisë.

 

 

Të fundit

Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën, ja data e caktuar

Shtyhet sërish seanca paraprake në GJKKO për Sali Berishën. Burime bëjnë me dije se seanca paraprake për Berishën lidhur me...

Incident i rëndë në Korenë e Jugut, avioni bombardon gabimisht Kishën

Shtatë persona mbetën të plagosur në Korenë e Jugut, katër prej të cilëve në gjendje të rëndë, pasi një avion luftarak hodhi aksidentalisht tetë...

Pensionet/ Sa vite punë duhet të keni minimalisht për të qenë përfitues

Me 129 vota pro dhe asnjë kundër, senati italian miratoi në seancën e djeshme plenare marrëveshjen për njohjen e kontributeve të sigurimeve shoqërore me...

1 mld dollarë, shifër rekord për pjesëmarrësit në Botërorin e Klubeve 2025

Kupa e Botës për klube që do të zhvillohet këtë verë, do të vijë në një format krejtësisht të ri. Më shumë klube pjesëmarrëse...

Automjeti përplaset me autoambulancën te “Shkëmbi i Kavajës”, përmbyset në rrugë

Një aksident është regjistruar në afërsi të shkëmbit të Kavajës. Mësohet se në aksident janë përfshirë një autoambulancë dhe një makinë. Ambulanca ishte nga spitali i...

Lajme të tjera

Web TV