Rastësia e çerekfinaleve të Euro 2020, kush luajti me fanellat e bardha, fitoi dhe kaloi në gjysmëfinale

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Euro 2020 është cilësuar nga të gjithë si Europiani i çudirave. Të shumta kanë qenë rekordet e vendosura në kompeticionin madhështor të këtij viti, si dhe faktet e çuditshme që janë regjistruar.

Një tjetër konstatim interesant është se Spanja, Italia, Danimarka, Anglia katër skuadrat që siguruan kalimin në gjysmëfinale, në sfidat përkatëse çerekfinale mbajtën të veshur fanellën e bardhë.

Edhe pse e bardha nuk është fanella e parë për Spanjën, Italinë dhe Danimarkën, për shkak se cilësoheshin si skuadra udhëtuese, ishin të detyruara të luanin me fanellën e dytë.

E bardha rezultoi fatsjellëse në fazën çerekfinale të Europianit për 4 kombëtaret. Ndërkohë në gjysmëfinalen e pare, që do të zhvillohjet të martën e 6 korrikut, Italia cilësohet skuadra pritëse në “Wembley” dhe do të rikthehet te fanella e saj e parë, bluja, ndërsa Spanja do të mund të zgjedhë mes të kuqes tradicionale, apo të bardhës fatsjellëse.

Pritëse cilësohet edhe Anglia ndaj Danimarkës, ndaj Kane me shokë do të vijojnë të luajnë me fanellën e parë, atë të bardhën, ndërsa Danimarka do të rikthehet te e kuqja, ngjyrë me të cilën luajti dy ndeshjet e para në grup, të cilat i humbi që të dyja.

Mbetet për t’u parë nëse e bardha do të triumfojë deri në fund, apo ky fakt supersiticioz do të prishet rrugës.

Të fundit

I penduari Nuredin Dumani, zbulohet për herë të parë akt-marrëveshja me drejtësinë

Pas transferimit në spitalin e burgut, në prani të ish drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe ish drejtorit të...

FOTO: kush është “Visi i Pojës”, i përfshirë në trafikun ndërkombëtar të drogës

Personi në foto është Elvis Doçi i njohur me nofkën "Visi i Pojës", ndaj të cilit ka një urdhër arrest si pjesë e grupit...

Dini gjë pse është zhdukur Floriana Garo?

Që nga 11 maji, një personazh interesant nuk është dukur më në rrjetet sociale dhe konferencat për shtyp të PD. Bëhet fjalë për zëdhënësen...

Zbulohet dokumenti, ky është bashkëpunëtori i parë i drejtësisë shqiptare

Inside Story ka siguruar një dokument të pa publikuar më parë, që flet për aktin e parë të marrëveshjes me një bashkëpunëtor të drejtësisë...

Megaoperacioni Itali-SPAK, në kërkim vëllai i truprojës së Sali Berishës!

Redi Tusha, në kërkim dhe me masë "arrest në burg" me vendim të autoriteteve italiane, për llogari të operacionit "Ura" ku u firmosën 26...

Lajme të tjera

Web TV