Operacioni “Shpirti”/ Zbardhen dëshmitë që fundosën policë, zyrtarë dhe prokurorë  

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Të penduarit e drejtësisë janë shprehur se trafiku i drogës është bërë nën sytë e policisë, duke dhënë emrat e personave që u implikuan në kalimin e 6 ton drogë nga Shqipëria në Itali. Roli i secilit prej tyre nga fushat me kanabis deri në trasportimin tek trafikantët.

 

 

Janë zbuluar personazhet që përmban dosja “Shpirti” të cilët kanë marrë pjesë në trafikun e drogës nga Shqipëria për në Itali. Operacionin “Shpirti”, u finalizua me 38 urdhër-arreste, mes të cilëve prokurorë, zyrtarë të lartë policie, dy ish-shoqërues të ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, dhe persona të tjerë, të cilët ishin të implikuar në trafikun e sasive të mëdha të drogës. Gjykata e Posaçme ka lënë të pandryshuar masën e sigurisë për 18 persona të dalë dje para gjykatës. Për 14 prej tyre u la në fuqi masa arrest shtëpie. Në arrest shtëpie u lanë Maksim Sota, Ilirjan Balla, Abdyl Krasniqi, Luan Krasniqi. Gjatë seancës të arrestuarit kanë shfaqur pretendime për mungesë provash. Sipas avokatëve, deklarimet e të penduarve nuk mbështeten nga prova të tjera. Ndërsa prokurori Maksim Sota, ka pretenduar se SPAK nuk është thelluar në hetim. “Janë përmendur prokurorë me emra dhe nuk janë në dosje. Janë përmendur prokurorë të SPAK, që kanë pushuar çështje, kanë marrë dhe lekë”, mësohet të jetë shprehur Sota. Një tjetër emër që del nga hetimet është Sajmir Kurti, drejtor i zyrës së Punës në Kavajës. Në dosjen e prokurorisë, Donjol Drolli i cili mban statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, thotë se kreu i grupit kriminal, Ilirjan Ducellari, ku ai bënte pjesë, i kishte siguruar shtëpi me qira prokurorit Maksim Sota jashtë Shqipërisë, ku ai qëndronte me bashkëshorten dhe fëmijët. Në banesën e paguar nga Duçellari përveç prokurorit Sota më parë kishte qëndrar edhe zv.Drejtori i Policisë së Vlorës Ilirjan Balla. Nga ana tjetër bashkëpuntori tjetër i drejtësisë Mariglen Shusha ka deklaruar momente takimi mes drejtuesit të grupit kriminal Ilirjan Duçellari (Lani) dhe prokurorit Maksim Sota, për probleme të ndryshme që kishin të bënin me drejtësinë dhe institucionet shtetërore, për të cilat ka dhënë zgjidhje prokurori Sota. Në dosjen e prokurorisë skafistët Fiqiret Seferi dhe Ferhat Ajdini kanë deklaruar se në muajin tetor 2016 të dy kanë bërë një udhëtim të dytë duke trafikuar në rrugë detare nga Shqipëria në Itali rreth 500 kg lëndë narkotike të llojit kanabis sativa e ciula denstinacion final kishte Gjermaninë. Edhe në këtë rast të dy kanë deklaruar se Sajmir Kurti ishte pronari i lëndës narkotike, po ashtu mjeti lundrues, gomone, me të cilin ishin nisur nga plazhi pas kazinosë së Kurtit që ndodhej afër Malit të Robit.

Trafikimi

Në dosje, tregohen nga dëshmitarët jo vetëm emrat e bashkëpuntorëve, por edhe mënyra për udhëtimin, fshehjen e mjetit lundrues dhe pagesat e punëtorëve të krahut. Gjithçka nisi për një larje borxhi por që në atdheun e tyre ata mësuan se ndërkohë policia ndihmonte trafikantët në ngarkim dhe shkarkim droge. Ajo që tregon i pandehuri hedh dritë mbi krimin policor dhe përdorimin e mjeteve policore deri tek fikja e radarëve. Ai kujton se barezët dhe porositësi emri i të cilit përmendet si Shpëtim Shehi do t’u paguanin drogën shqiptarëve me rreth 80 euro për kilogramë, por vetëm pasi ta shisnin. I zhgënjyer, i penduari kujton se plani ishte që ata të dy me skafin me drogë dhe GPS që iu ishte vendosur nga trafikantët duhet të arrinin në afërsi të hotel Bajronit. Dosja thekson se personi me emrin Pingio rezulton të jetë Eltjon Bregasi, i cili rezultoi se ishte gjithashtu furnizuesi i sasisë së madhe të drogës.

Lexo edhe :  Urimi i Sali Berishës/ Në vitin 2025 të rikthehemi në rrugën e demokracisë!

Truprojat e ish- ministrit

Një tjetër ngarkesë nga Shqipëria për në Itali sigurohet në zonën e Tepelenës dhe këtë e dëshmon i penduari për italianët, që flet për truprojët e ish ministrit të Brendshëm dhe komisarët e drogës. Transportuesi tregon se si vijuan udhëtimin e kthimit dhe se si u larguan nga Memaliaj së bashku me drogën, por rrugës kanë parë policinë lokale ndaj dhe janë detyruar të telefonojnë truprojat. “Pingio ka marrë në telefon Agustinin dhe Hekuranin duke i thënë që kishim parë policinë lokale, ndërkohë që ishim me dy sasi të lëndës marijuanë”, thuhet në deklaratë. Ngarkesa u shkarkua tek varreza dhe aty ata kanë vendosur të presin meqënëse truprojat i njoftuan se ishin në shërbim me ministrin. “Pingio më tha se duhet të prisnim Agustinin dhe Hekuranin deri kur të mbaronin shërbimin se ishin bashkë me ministrin e do ta shoqëronin tek shtëpia. Kur e pamë policinë nuk ndaluam. Ndërkohë që prisnim të vinte Agustini dhe Hekurani, ata kanë marrë Pingion dhe i kanë thënë të rrinte i qetë sepse nuk kishte asnjë sinjalizim për transportin tonë”, vijon transportuesi. Sipas të penduarit pritja ka zgjatur deri në mesnatë. Derisa aty kanë mbërritur truprojat. “Agustini dhe Hekurani kanë mbërritur tek ne, kanë ngarkuar drogën e kemi shkuar në Vilboshtovë afër lumit Shkumbin. Në ngarkim ishim pesë, unë, Ajdini e tre persona të tjerë. Të tjerët udhëtonin me mercedezin e Vitos e një makinë e përdorur për vdekjet. Dy bodigardët nuk ishin të pranishëm në ngarkim dhe në nisje”, përmend dëshmitari tjetër.

Numri dy i policisë Vlorë

Në nëntor të viti 2015, grupi i Ilirjan Duçellarit dështoi në transportimin e 800 kg kanabis nga Shqipëria drejt Italisë. Nisja e lëndës narkotike u bë nga Divjaka, nga Piro Bregu, Elton Hamza, Rexhino Muçaj e Robert Muftari. Por i penduari drejtësisë, Elton Hamza, ka rrëfyer se gjatë udhëtimit të parë u prishën motorët, skafi u mbush me ujë, kështu u detyruan të kthehen në Shqipëri. Ndaluan në Gadishullin e Karaburunit ku rikuperuan nga një tjetër gomone dhe lënda narkotike u dërgua në magazinën e “Lanit” në Vlorë. Pas rreth një jave, u bë një tjetër tentativë trafikimi po me këtë sasi lënde narkotike, por skafi u mbush me ujë, se i kishin vjedhur tapat e ujit, e u detyruan të kthehen. Arritën në piken e nisjes e ndërkohë, që po shkarkonin lëndën narkotike nga gomonia në furgon, ndërhyri policia. Aty, shtetasit Rexhino Muçaj e Robert Myftari u larguan në këmbë nëpër plazhin përreth, ndërsa Piro Bregu iku me gomone. Në Bari, Itali Mariglen Shusha po priste më kot që të arrinte ngarkesa e lëndës narkotike nga Shqipëria. Ilirjan Duçellari i njoftoi ato se ishte bërë sekuestrimi në Shqipëri. Ndërkohë, në rastin e tentativës së dytë të trafikimit po të kësaj sasie lëndë narkotike, gjatë operacioneve të ngarkimit të gomones në bregun shqiptar e në nisjen e saj, “Lani” ishte i pranishëm. Sipas dëshmitarit, ai ishte në breg në bordin e autoveturës se tij, “Range Rover”, bashkë me Zëvendës Drejtorin e Policisë së Vlorës, Ilirjan Balla, i pranishëm për të mbrojtur dhe si garanci e operacioneve të ngarkimit të lëndës narkotike e të nisjes së mjetit lundrues nga bregu shqiptar. “Unë di që kur gomonia arrinte nga Italia në Divjakë, apo kur gomonia shkonta nga Italia në Divjakë, ky radar fikej e për rreth 40 min, 1 orë, ky radar fikej”, ka thënë bashkëpuntori i drejtësisë.

 

 

Të fundit

Dëbora shton vizitorët në malin e Tomorrit

Dëbora ka mbushur shpatet e malit të Tomorrit në Berat dhe shumë qytetarë i janë drejtuar kësaj zone. Pas festave...

Arbër Hajdari shkon në banesën e Klajdi Musabelliu dhe nis puna për rikonstruktimin

Mes lotëve dhe zërit që i dridhej, artisti Klajdi Musabelliu, ka rrëfyer vështirësitë që ka kaluar në jetë, duke filluar nga papunësia dhe deri...

Publikohen pamjet nga sherri masiv në Sarandë, u përfshinë 4 policë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga ngjarja e ndodhur më 1 janar 2025 në Sarandë, ku ishin të përfshirë edhe katër efektivë policie. Në pamje shihet përplasja...

Ndahet nga jeta në moshën 116-vjeçare njeriu më i vjetër në botë

Një grua japoneze, e konsideruar si personi më i vjetër në botë nga Guinness World Records, ka vdekur në moshën 116-vjeçare. Tomiko Itooka vdiq...

CEO i Apple dhuron 1 milion dollarë për inaugurimin e Trump

Pas Elon Musk, Jeff Bezos dhe Mark Zuckerberg, një tjetër titan i teknologjisë lidhet me presidencën e ardhshme të Donald Trump. CEO i Apple,...

Lajme të tjera

Web TV