Gripi i verës apo ethet disa ditore/ Mjeku infeksionist: Shenjat ngjasojnë me Covid-19, kujdes në bregdet dhe me ushqimin

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Mjeku infeksionist Tritan Kalo i bën një apel qytetarëve që në stinën e verës të tregohen të kujdesshëm, të mbajnë trupin të hidratuar, por edhe t’i rrinë larg ushqimeve që mund të përbëjnë rrezik për shëndetin për shkak të temperaturave të larta dhe kushteve jo higjienike.
Në një postim në rrjetet sociale, mjeku thotë se tani në stinën e verës, ka shumë infeksione toksiko-alimentare, “ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar….”
Jo panik, por vetëm përkujdesje dhe kur keni shenja kontaktoni me mjekun tuaj.
“KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19….”, thekson mjeku Tritan Kalo.

MESAZHI I MJEKUT TRITAN KALO
KUJDES në këto ditë”ferri” sepse temperaturat e larta janë po aq jetëlënduese e jetëmarrëse, sa vetë Sars-Cov2/Covid-19, rastet sporadike sëmundjebartëse të së cilës do të enden edhe për shumë e shumë kohë në mes nesh…
KUJDES me hidrimin tuaj të kujdesshëm e sa më të shpeshtë…
KUJDES sepse vera shoqërohet me infeksione të shumta toksiko-alimentare, ndaj mos konsumoni çfarëdo si dhe në kushte higjeno-sanitare të cilat lënë për të dëshiruar…
KUJDES se infeksionet e lëkurës dhe të syve janë të shpeshta nga viruset, bakteriet, mykrat e parazitët e ujrave ku ne lahemi…
KUJDES sepse infeksionet virale që shkaktojnë “gripin e verës”, apo ethen 3-5 ditore janë të shpeshta, sidomos në mjediset ku ne pushojmë buzë detit, ngjasuese në mjaft shënja klinike me Sars-Cov2/Covid-19…
JO PANIK, por vetëkujdesje si dhe këshillime me mjekun më të afërm…
JO VETMJEKIM, sepse janë Profesionalizmi, Përkushtimi, Puna dhe Pëkujdesja e Personelit Mjeksore ato që dinë të bëjnë diferencën në lidhje me format eshkallët e rëndesës së një infeksioni, apo të rëndimit të një sëmundje tuaj kronike…

Lexo edhe :  Çfarë të zgjidhni?/ E bardhë, e zezë apo integrale, llojet e bukës dhe efekti i tyre

 

Të fundit

BE miraton 6 mld euro për Ballkanin, reagon menjëherë kryeministri Rama

Këshilli Evropian miratoi të martën planit për për Ballkanin Perëndimor që vë në dispozicion 6 mld Euro për të...

Tiranë, autobusët urbanë tani në Google Maps, oraret e nisjes në një fazë të dytë

Për herë të parë qytetarët që përdorin transportin publik në Tiranë nëpërmjet Google Maps do të mund të shohin jo vetëm stacionet e autobusëve...

“Ti bëjë gjëmën burrit”/ Ngjela ‘shpërthen’ ashpër për vetëvrasjen e nënës me tre fëmijët

Analisti Spartak Ngjela bëri një analizë të ngjarjes së rëndë në Shkodër, ku nëna së bashku me tre fëmijët e vegjël i dhanë fund...

4 kristale që sjellin fat dhe energji të mirë në takimet e dashurisë

E vështirë të mohohet se sa shumë energji dhe investim duhet për t’u përgatitur për një takim dashurie, edhe pse mund të jetë i...

Berisha nën arrest shtëpie/ Ngjela zbulon detajet: Halli më i madh i tij sot është…

Analisti Spartak Ngjela foli në një emision televiziv, për arrestin e Sali Berishës. Ai tha se Berisha nuk tëhiqet nga politika pasi ka interesat e...

Lajme të tjera

Web TV