Përzierja e vaksinave kundër COVID-19 ofron mbrojtje të mirë

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Marrja e dy dozave të ndryshme të vaksinave kundër koronavirusit, ofron mbrojtje të mirë kundër pandemisë, ka gjetur një studim në Mbretëri të Bashkuar.
Studimi ka analizuar efikasitetin e marrjes së dy dozave të vaksinës së kompanive Pfizer/BioNTech, dy të AstraZenecas, dhe nga një dozë të secilës dhe është kryer nga Grupi për Vaksina i Universitetit të Oksfordit, dhe një varg rrjetesh në gjithë Britaninë.
Të gjitha kombinimet kanë funksionuar për sistemin imunitar. Ekspertët kanë thënë se këto njohuri mund të ofrojnë fleksibilitet për fushatën e vaksinimit. Zëvendës-shefi britanik për mjekësi, Jonathan Van-Tam, ka thënë se nuk ka arsye për të ndryshuar dozën e dytë, që ka marrë një person në Britani, për dallim nga e para, pasi ka mjaftueshëm doza.
Mirëpo ai ka thënë se studimi mund të jetë i dobishëm për të ardhmen.
“Përzierja e dozave mund të na ofrojë fleksibilitet më të madh për programin e përforcimit të vaksinave, ashtu sikurse për shtetet që mund të përballen me mungesë të dozave”.
Disa shtete kanë nisur të përziejnë dozat. Spanja dhe Gjermania janë duke ofruar vaksina të kompanive Pfizer apo Moderna, si doza të dyta për të rinjtë, që kanë marrë një dozë të vaksinës së kompanisë AstraZeneca, pas shqetësimeve për trashje të rralla gjaku.
Marrja e dy dozave është e rëndësishme për të siguruar mbrojtje të plotë dhe për ta aktivizuar organizimin që të krijojë antitrupa dhe të bllokojë koronavirusin. Hulumtuesi kryesor, profesori Matthew Snape, nga Universiteti i Oksfordit, ka thënë se gjetjet nuk kanë minuar politikën britanike për dhënie të vaksinës së njëjtë.
“Ne tashmë e dimë se dhënia e dy dozave të njëjta, përbën hap efektiv kundër sëmurjes së rëndë dhe hospitalizimit, duke përfshirë edhe variantin Delta, kur dozat merren prej tetë deri në 12 javë hapësirë”.
Ai ka thënë se rezultatet e reja kanë treguar se periudha kohore e marrjes së dozave të ndryshme ka qenë e rëndësishme, pasi intervali prej katër javësh nuk ka qenë më i favorshëm sesa ai prej tetë deri në 12 javë.
“Ky interval më i gjatë kohor është mësuar se ndikon më mirë në përgjigjen imunitare”, ka thënë ai.
Testimet e dy vaksinave të ndryshme, në interval kohor prej 12 javësh, do të publikohen muajin e ardhshëm.

Lexo edhe :  Të rritesh si fëmijë i vetmuar ka disa pasoja: Ja cilat janë më të zakonshmet

Burimi / https://dilei.it/

Të fundit

Rama ndan momente nga takimi me emigrantët: Videokartolinë kuqezi nga Athina

Një ditë pas takimit me emigrantët në Athinë, kryeministri Edi Rama ka ndarë një video me momentet më të...

Socialistët e Spanjës fitojnë votën katalanase, ja çfarë ndodhi me partitë pro-pavarësisë

Socialistët e kryeministrit spanjoll Pedro Sánchez kanë fituar zgjedhjet rajonale të Katalonjës pasi partitë pro-pavarësisë humbën terren. Partia Socialiste Katalane (PSC), nën ish-ministrin spanjoll të...

Çfarë përmban ushqimi që hani? Tabela periodike e ushqimeve ju tregon

Një projekt ndërkombëtar dëshiron të bëjë të njohura të gjitha përbërjet organike të pranishme në ushqimin që hamë. Për të përmirësuar shëndetin dhe sigurinë...

Kur ta pranoni dhimbjen tuaj, do të mësoni të kujdeseni për veten

Lotët shpesh përjetohen si armiq, diçka për t’u mbajtur ose fshehur, të shoqëruara me dhimbje. Megjithatë, janë shprehje e një emocioni, dhe është e...

13 maj 1917/ Tre fëmijë raportojnë shfaqjen e Zonjës së Fatimas, në Portugali

Mrekullia e Diellit e njohur gjithashtu si mrekullia e Fátimës, është një seri ngjarjesh që raportohet se kanë ndodhur mrekullisht më 13 tetor 1917,...

Lajme të tjera

Web TV