ISHTI për shpërthimin në Velipojë ku mbetën 4 të plagosur: Gabim njerëzor

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial, ka dhënë shkaqet qe dërguan në shpërthimin e bombolave të gazit në një hotel të Velipojës, ku mbetën të plagosura rëndë, nëna dhe tre fëmijët.

ISHTI sqaron se shpërthimi dhe zjarri ka ndodhur në katin e parë të hotelit tre-katësh, në pjesën jugore të saj, në një ambient të mbyllur që përdorej si magazinë nga familjarët. Në pjesën e jashtme të saj, sipas ISHTI-t, janë gjetur 6 bombola gazi kampingu, me kapacitet 3-5 kg.

Më tej sqarohet se bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre, por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Në njoftim sqarohet më tej, se “dyshohet se shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N, nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës, si pasojë e neglizhencës.

Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktorëve të jashtëm, si ndezja e dritave në këtë ambient, ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesia njerëzore”.

 

Njoftimi i plotë:

Në zbatim të Ligjit 10 433 datë 16.06.2011, “Për Inspektimin në Republikën e Shqipërisë” dhe Ligjit 32/2016 “Për Garantimin e Sigurisë së Punës të Pajisjeve dhe Instalimeve Nën Presion”, lidhur me ngjarjen e ndodhur në fshatin Pulaj, rrugës hyrëse Sektor- Vilun, Velipojë, Shkodër, ju informojmë:

Më dt 04.07.2021 rreth orës 08.00 të mëngjesit është marrë informacioni se në Hotel “Enriko” me pronar Arben Gjoka me adresë në fshatin Pulaj, rruga hyrëse Sektor-Vilun, Velipojë, Shkodër ka pasur shpërthim dhe zjarr me pasoja dhe dëmtime të rënda të objektit si dhe familjarëve që kanë në pronësi objektin. Grupi i punës i përbërë nga inspektorët e sektorit Verior të Drejtorisë së Inspektimit të Enëve nën Presion pranë ISHTI është paraqitur në vendngjarje dhe kanë konstatuar se ngjarja ka ndodhur në një objekt me 3 kate që ka shërbyer si hotel sezonal per periudhën e verës.
Shpërthimi dhe zjarri kanë ndodhur në katin e parë të objektit në pjesen jugore të tij në një ambient të mbyllur që dyshohet se ka shërbyer si magazinë ose ambient shërbimi për familjarët. Në pjesën e jashme të objektit janë gjetur 6 bombola gazi kampingu 3 – 5 kg të destinuara për përdorim në ambient të jashtëm dhe të hapur, me të dhëna të pa identifikueshme si pasojë e mbetjeve të zjarrit dhe blozës.

Lexo edhe :  CEO në pranga, aksioni te zyrat e "Bankers" në Fier, jepen 14 urdhërarreste

Bombolat nuk kanë pësuar shpërthim dhe nuk kanë dëmtime në trupin e tyre por vetëm efekte të jashtme të shkaktuara nga shtresat e tymit dhe blozës. Personeli PMNZSH Shkodër ka sqaruar se 6 bombolat janë gjetur në ambientet e brendshme dhe janë nxjerrë jashtë nga ana e tyre. Gjithashtu në pjesën e jashtme të objektit pranë murit rrethues në pjesën e pasme, gjendet një rezervuar gazi me kapacitet 1000 Litra i cili është i mbyllur dhe bosh. Dyshohet se ky rezervuar është përdorur për vënien në punë të kaldajave të ujit të ngrohtë në dhomat e hotelit gjatë sezonit të verës së kaluar.
Nisur nga kontrolli i objektit në fjalë dhe deklarimet e PMNZSH Shkodër, shpërthimi dhe zjarri dyshohet të ketë ndodhur nga rrjedhja e gazit G L N nga një nga bombolat e kampingut e cila mund të jetë lënë e hapur gjatë natës si pasojë e një gabimi njerezor. Sasia e gazit të rrjedhur dhe hermeticiteti i ambientit ka krijuar kushte për shpërthim dhe zjarr në prezencë të faktoreve të jashtëm si ndezja e dritave në këtë ambient ose përdorimi i burimeve të tjera të zjarrit nga pakujdesi njerëzore.

Në prezencë të Inspektoreve të ISHTI është përgatitur nga ana PMNZSH Shkodër akti i konstatimit nga ky Institucion si dhe nga ana e përfaqësuesve të Prokurorisë së rrethit Shkodër është përgatitur Procesverbali i këqyrjes të vendit të ngjarjes.

 

Të fundit

Vetëm 4 ditë punë në javë! Dubai ndryshon orarin në sektorin publik gjatë verës

Nga 1 korriku deri më 12 shtator 2025, punonjësit e sektorit publik në Dubai do të përfitojnë nga një javë pune me...

Pronari i kabinave në Theth është njeriu që planifikoi të vriste Kurtin

Kabinat pa leje në Theth, të cilat përplasën kryeministrin Edi Rama me prokurorinë e Shkodrës, janë në pronësi të Prek Kodrës. Report Tv mëson se...

“Shtyj ata, shtyj unë”/ Flet nëna që u përplas me policët për të takuar Ramën

Pamjet e kësaj të moshuare, kur këtë të hënë kërkonte të bisedonte me kryeministrin Edi Rama në Vlorë, u bënë virale në rrjet. Euronews Albania...

Task Forcë për produktet bujqësore dhe blegtorale, nis fushata për formalizimin e tregut

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve ka nisur një fushatë informuese dhe ndërgjegjësuese për tatimpaguesit që merren me tregtimin e produkteve bujqësore dhe blegtorale. Në njoftimin...

Situatë kritike në Dukat, helikopteri ndërhyn për të shuar zjarrin në malin Vastak

Vatrat e zjarrit në malin Vastak vijojnë të jenë aktive, në fshatin Dukat, ndërsa kanë dalë jashtë kontrollit pavarësisht orëve të tëra përpjekjesh nga...

Lajme të tjera

Web TV