Gjekmarkaj e “dredh” sërish/ “Basha duhet të pranojë dështimin”

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Analisti dhe profesori i Universitetit të Tiranës tashmë me karrige deputeti, Agron Gjekmarkaj, nga kritik i fortë i kreut të PD-së, Lulzim Basha, për gjashtë muaj u kthye në një vasal dhe lëpirës ndaj këtij të fundit.

Gjekmarkaj, në shkrime por edhe në artikulime publike, shprehej se Basha është i mirë, se ai është e ardhmja, se kishte punuar, kishte rezistuar dhe kishte bërë edhe lista të mira, sepse kishte future edhe Agronin.

                                    Shkrimi i Gjekmarkajt

Por, çfarë ndodhi.

Në finale, pavarësisht trumbetimit të fortë të Gjekmarkajt në media, Basha humbi.

Edhe pse Gjekmarkaj tashmë u bë deputet, e ka dredhur sërish e ka filluar të shkruajë për gabimet dhe dështimet e Bashës.

Në një shkrim të fundit, Gjekmarkaj shkruan se “PD duhet të rithemelohet, dhe se çadra e 2017-ës, djegia e mandateve, mos hyrja në zgjedhjet e 2019-ës, ishin strategji e gabuar dhe se Lulzim Basha duhet ta pranojë që ato nuk patën sukses”.

Në fakt Gjekmarkaj, nuk e thotë të vërtetën e plotë, atë që tashmë demokratët e kanë parë dhe pësuar në kurrizin e tyre.

Gjekmarkaj thotë vetëm gjysëm të vërtetën, sepse Basha ka edhe të tjera bëma dhe gjëma.

           Marreveshja e 17 majit, 2017

Së pari, vota negative në PD, në procesin e përzgjedhjes së kandidatëve. Gjë që nuk ishte parë as dëgjuar më parë.  Që do të thotë se ka pasur ndëshkim dhe jo garë. Kandidatët nuk u eliminuan ngaqë kishin marrë pak vota pro, por shumë vota kundër.

Së dyti, përtej një procesi të trumbetuar fort në media, gjasme të përzgjedhjes së kandidatëve, në lista u futën edhe ata të ndëshkuarit nga anëtarësia. Pra, kishte një përsëritje të listës së 2017-ës.

Lexo edhe :  Rama për zgjedhjet e 11 Majit: Ishin vullnet 100 përqind i popullit shqiptar!

Shkojmë tek një tjetër gjëme e Lulzim Bashës, që i shkaktoi jo pak kosto elektorale demokratëve, marrëveshja e 2017-ës, me kryeministrin Edi Rama dhe shitja e PD-së.

Pas një marrëveshje me Ramën në maj të vitit 2017, detajet e së cilës nuk u bënë publike kurrë, Basha mori gjysmën e qeverisë, hyri në zgjedhje dhe i solli PD-së një katastrofë elektorale, me rreth 230 mijë vota më pak, se katër vite më parë. Pra, ditën që doli në opozitë.

Po ashtu, Gjekmarkaj ndoshta ka harruar, kauzat e braktisura të Lulzim Bashës dhe humbjet e tij të njëpasnjëshme.

Protesta e Rrugës së Kombit ishte kryengritje kundër oligarkisë
                       Protesta në Rrugen e Kombit

Basha tradhëtoi kuksianët, në protestën kundër vendosjes së traut në Rrugën e Kombit. U betua se trau nuk do të vendosej, por I braktisi protestuesit dhe djemtë e Kukësit përfunduan dyerve të gjykatave dhe prokurorive.

Basha tradhëtoi banorët e Unazës së re, shtëpitë e të cilëve u shemben.

Basha tradhëtoi kauzën e Teatrit Kombëtar. Sërish fadromat kaluan “mbi trupin e tij”, dhe ndërtesa u shemb. Basha i la vetëm artistët, ndërsa vetë flinte i qetë në shtëpinë e tij.

Por, sipas Gjekmarkaj vetëm këto pika na qenkan halli i Lulit.

Në fakt Luli është një hall i madh dhe mesa duket hall me vete do jetë edhe Gjekmarkaj dhe ndonjë pseudointelektual tjetër që thotë të njëjtën gjë.

Meta nuk heq dorë nga Teatri/ Presidenca kërkon shtyrje e thirrje të dëshmitarëve, çfarë ndodhi sot në seancë
             Shembja e Teatrit Kombetar

E vërteta e pjesshme nuk është një e vërtetë.

Gjekmarkaj pretendon se ka sjellë teza të reja, por në fakt këto janë teza të artikuluara në qëndrime publike nga persona të tjerë, para Gjekmarkajt.

Por, të vërtetat që thotë nuk janë të plota.

Gjekmarkaj po tregon se nuk është intekektual me shtyllë kurrizore, por një “pulë tashmë e shqyer” në kotec nga këndezi Luli, të cilit po iI mban iso.

Gjekmarkaj kërkon të këndojë në një kotec të vjetër, ku ligjin kërkojnë ta bëjnë “pulat”./CNA

Të fundit

Barcelona-Leao, palët janë dakord! Problemi është se Milani e tepron me kërkesat

Rafael Leao ëndërron që t'i bashkohet Barcelonës këtë verë. Lajmi raportohet nga El Nacional, sipas së cilës sulmuesi portugez i...

“Mitsotakis e dinte për fitoren e Ramës”, çfarë po paralajmëron Fredi Beleri?

Eurodeputeti Fredi Beleri ka folur së fundmi lidhur me rezultatin zhgënjyes të së djathtëve në zgjedhjet e 11 Majit. Për Shqipëria Live, ish-kryebashkiaku i Himarës...

Shkëlqimi i lojtarëve të Shqipërisë: Daku shënon dy gola, Ramadani eurogol, Muçi asist

Kampionatet europiane të futbollit janë në fazën përfundimtare dhe grumbullimi i Kombëtares shqiptare po afrohet. Kuqezinjtë kanë në kalendar dy sfidat e radhës kualifikuese...

Lajm i keq për shqiptarët, Komisioni Europian parashikon ç’do ndodhë me ekonominë tonë

Komisioni Europian ka publikuar raportin e pranverës, teksa vlerëson në ngadalësim ekonominë shqiptare. Sipas raportit, ekonomia e Shqipërisë do të rritet më pak se...

Telefonata nga Tirana futi në sherr Melonin me Macron, cili ishte ky mister?

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka lëshuar një paralajmërim për "egoizmin" mes udhëheqësve europianë, pasi një përplasje diplomatike e ashpër shpërtheu mes saj dhe presidentit...

Lajme të tjera

Web TV