Analiza e vaposur e PD-së për zgjedhjet

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Plator Nesturi

PD ka nisur analizën e saj për zgjedhjet e 35 prillit. Kështu raportohet nga media ndërkohë që mësohet se në datën 10 korrik këto dosje do të raportohen në Kryesinë e selisë blu, në trajtën e dosjeve sipas secilit rajon. Kështu u deshën tre muaj nga zhvillimi I zgjedhjeve parlamentare që opozita të bëjë një analizë të thelluar të humbjes së saj. Gjithësesi, sipas burimeve për çka ndodh në korridoret e PD, vështirë se për shkakun e humbjes do të evidentohet ndonjë e metë nga lidershipi aktual, gjë që dëshmon se është I njëjti refren kënge që përsëritet sa herë që kreu i PD është në hall për të shmangur çdo përgjegjësi e për të mos dhënë dorëheqjen. Dhe kjo formulë analize duket se është shndërruar në formën e vetme që duhet të ndjekin organet e PD për analizën e gjithshkaje ka ndodhur për humbejn e rradhës. Në procesverbalet e analizave sipas qarqeve numërohen një sërë arësyeshm, që nga patronazhistët, bandat kriminale dhe përdorimi i administratës shtetërore që kanë sje masakrën zgjedhore e që sipas kësaj logjike rezultati është i deformuar. Deri këtu pra, fajin e ka kundërshtari. Por nuk mjaftohet me kaq. Fajin e humbjes e kanë dhe aleatët, të cilërt nuk dhanë aq kontribut dhe vota për besimin që iu dha PD kur u hapi listat me kandidatë për deputetë. Madje fajtor për demokratët mbetet dhe LSI që pati besim të tepruar tek vetja dhe nuk bashkëpunoi në zona të veçanta si në Gjirokastër për të maksimalizuar arritjen e numrit të deputetëve fitues. E vetmja e metë që PD i gjen vetes është fakti se fushatën elektorale e nisi me vonesë, si nga drejtuesit politikë ashtu dhe nga kandidatët për deputetë. Nisur nga sa më sipër duket se analiza që PD i lejon vetes, qoftë edhe pas tre muaj të humbjes, merr në shqyrtim veç të tjerët, duke nisur nga PS, tek aleatët në listë dhe deri tek LSI. Po kurrsesi nuk mund të marrë në analizë veten e saj, dhe aq më pak të gjejë të meta tek liderët e sja që kanë kontribuar në humbjen rradhës. Nëse kjo do të bëhej mjafton të merren në analizë votat që ka arritur të marrë në çdo qark, e të lexojë në këtë mënyrë votën popullore, sesa të vijohet pafundësisht me justifikimin se për “humbjen fajin e kanë të tjerët”.

Të fundit

Zelensky: Rusia po e ndërlikon përfundimin e luftës

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se refuzimi i vazhdueshëm i Rusisë për të pranuar një armëpushim po e...

“Dead Ringers”, një udhëtim i errët në labirintin e ndërgjegjes

Nga Leonard Veizi Një klinikë sterile, një sekret i errët. Në Toronto-n e ftohtë dhe të përmbajtur, pas mureve sterile të një klinike moderne fertiliteti, dy...

Zgjerohet sipërfaqja e zjarreve në Parkun e Gërmenjit, në terren 65 forca

Situata e zjarrit në Parkun Natyror të Gërmenjit paraqitet disi më e qetë dhe nuk ka shumë vatra të reja të zjarrit, por sipërfaqja...

Aksident në autostradën Levan–Vlorë, përplasen disa automjete

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në autostradën Levan–Vlorë, në afërsi të fshatit Panaja. Në aksident janë përfshirë disa automjete, duke...

Tragjedia e Piter Fekter, një vdekje që tronditi Berlinin

Nga Leonard Veizi Muri i Berlinit ishte një plagë e hapur në zemër të Evropës, një ndarje e përgjakur mes dy botëve, ku betoni dhe...

Lajme të tjera

Web TV