Ndryshimi i rregullores, tërhiqet Kuvendi: Gazetarët do të jenë të pranishëm në komisione

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Në shkresën e firmosur prej tij, Kryetari i Kuvendit pranoi të marrë në konsideratë kërkesën e gazetarëve për të qenë të pranishëm fizikisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke përdorur aty edhe aparatet celularë. Tërheqja e Kuvendit erdhi pas reagimeve dhe organizmave të ndryshme ndërkombëtare.

Kuvendi i Shqipërisë është tërhequr nga vendimi për të mos lejuar gazetarët të marrin pjesë në Komisionet Parlamentare. Kjo vendimmarrje vjen pas reagimeve të shumta të gazetarëve të terrenit, të cilët protestuan përpara Parlamentit, për të kundërshtuar rregulloren e re. Protesta bëri që Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit të thërriste në një tryezë diskutimi gazetarët, ku u artikuluan të gjitha kërkesat. Në shkresën e firmosur prej tij, Kryetari i Kuvendit pranoi të marrë në konsideratë kërkesën e gazetarëve për të qenë të pranishëm fizikisht në mbledhjet e komisioneve parlamentare, duke përdorur aty edhe aparatet celularë. Sa i përket kamerave, ato do të jenë në këto mbledhje vetëm pak minuta, për të marrë pamje, dhe diskutimet e plota nëpër komisione, do të merren nga teknologjia që ofron Kryesia e Kuvendit. Po ashtu gazetarët nëpër korridoret e Kuvendit nuk do të jenë të shoqëruar nga Garda, një pikë tjetër kjo e rregullores së ndryshuar nga Byroja e Kuvendit në datën 2 qershor 2021, dhe sipas vendimit të ri, gazetari do të shoqërohet nga punonjësit e medias së Kuvendit, në rastet kur është e nevojshme. Sa i përket kërkesës së gazetarëve për të qenë të pranishëm në koridoret e Kuvendit për të kryer intervista me deputet, kjo kërkesë është sugjeruar të merret pjesërisht në konsideratë, duke nënkuptuar se përveç se një ambjenti në Kryesinë e Kuvendit e dedikuar për intervista, do të jetë edhe një ambjent i jashtëm, i cili do të funksionojë si i tillë. Një vendim tjetër i Byrosë së Kuvendit, i konsideruar arbitrar ishte ai, se gazetarët duhet të njoftonin zyrën e shtypit të Kuvendit mbi çështjet që do pyesnin në intervistë deputetët. Edhe prej këtij vendimi Kryetari i Kuvendit është tërhequr, duke pranuar kërkesën e gazetarëve, për të mos dhënë asnjë informacion për çështjet që do diskutojnë me të intervistuarit. Zgjidhja e këtij debati mes Kuvendit dhe gazetarëve, erdhi pasi për herë të parë, të dy palët u ulen në një tryezë dhe diskutuan për më të mirën e transparencës.

Të fundit

Vdekja e djalit 3-vjeçar në Shkodër, Prokuroria regjistron procedimin penal

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar procedimin penal dhe ka nisur hetimet për vdekjen e një djali 3-vjeçar një ditë...

“Covid19, Alcatraz, Totorina”/Nuredin Dumani zbulon pseudonimet që ka përdorur në SKY ECC

Ka vijuar me debate dhe tensione seanca gjyqësore në GJKKO, ku po rrëfehet i penduari i drejtësisë, Nuredin Dumani, për dosjen “Plumbi i artë”. Dumani...

“Fryhet” arka e shtetit/ MF: Të hyrat në buxhet arritën në mbi 710 miliardë lekë

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 710.3 miliardë lekë gjatë vitit të kaluar ose rreth 66.6 miliardë lekë më tepër nëse e krahasojmë me vitin...

Ministrat Hoxha dhe Mazniku prezantojnë Prefektin e ri të Elbasanit

Ministri i Brendshëm Ervin Hoxha dhe Ministri i Shtetit për Pushtetin Vendor, Arbjan Mazniku prezantuan Prefektin e ri të Qarkut Elbasan, Ilir Bejtja, i...

‘Do shkrij SPAK’, Berisha nuk tërhiqet: S’do ketë prokurori politike

Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga deklaratat e tij për shkrirjen e SPAK, qëndrim të cilin e forcoi edhe njëherë përmes një deklarate për...

Lajme të tjera

Web TV