Historike, Kanadaja emëron për herë të parë një autoktone si guvernatore

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri kanadez, Justin Trudeau ka emëruar në postin e Guvernatores së Përgjithshme të Kanadasë, Mary Simon. Për herë të parë në historinë e shtetit vendoset në një post të tillë një person me origjinë autoktone.

Ky njoftim, vjen gati gjashtë muaj pasi ish-guvernatorja e përgjithshme, Julie Payette, dha dorëheqjen pas akuzave për ngacmim.

“Unë mund të them me besim të plotë se emërimi im është një moment historik dhe frymëzues për Kanadanë dhe një hap i rëndësishëm për rrugën e gjatë drejt pajtimit”, është shprehur Simon.

E pyetur lidhur me mungesën e rrjedhshmërisë së saj në gjuhën frënge, ajo tha se asnjëherë nuk i është dhënë mundësia ta mësojë atë, teksa po ndiqte një shkollë ditore federale në Quebec.

“Mua mu mohua e drejta të mësoja gjuhën tjetër zyrtare të Kanadasë, por premtoj se do ta mësoj atë gjatë punës”, tha Simon.

Ky është padyshim një emërim historik dhe sigurisht i ndikuar edhe nga zhvillimet e fundit në vend, pas zbulimit të mbi 1000 varreve anonimë fëmijësh autoktonë në territorin e disa ish-shkollave rezidenciale në British Columbia dhe Saskatchewan.

Emërimi i saj në postin e Mëkëmbëses së Mbretëreshës është aprovuar tashmë edhe nga Elizabeth II, kryetarja e shtetit kanadez.

Simon është lindur në veri në Quebec dhe është shprehur se është rritur për të mbajtur një lidhje aktive me kulturën dhe trashëgiminë e saj inuite.

Ajo ka shërbyer si ambasadore në Danimarkë dhe si Presidente e Inuit Tapiriit Kanatami, organizata nacionale Inuit e Kanadasë.

 

Të fundit

Republikanë në Kongres hartojnë projektligj për blerjen e Groenlandës

Aleatët republikanë të Presidentit të zgjedhur Donald Trump në Dhomën e Përfaqësuesve po përpiqen të sigurojnë mbështetje për një projektligj mbi...

Dosja Xibraka/ Ish-prokurori Beci: Vendimi i pezullimit nuk është përfundimtar

Ish-prokurori i Krimeve të Rënda, Eugen Beci, ka komentuar vendimin e Prokurorisë së Posaçme për të pezulluar hetimet lidhur me çështjen Xibraka, me argumentin...

Emergjencat Civile: Rruga e Arbrit e pakalueshme pas reshjeve të dëborës

Emergjencat Civile kanë dhënë informacion në lidhje me situatën në vend, pas reshjeve intensive të dëborës. Sa u takon rrugëve, në qarkun Kukës, të gjitha...

Policia gjen 10 gëzhoja, viktima me precedent për tentativë vrasjeje

Burime për Report tv bëjnë me dije se ndaj 30 vjeçarit Kristian Marku është qëlluar me pistoletë. Policia në vendin e ngjarjes ka gjetur...

Moti i keq/ Balluku: Rikthehet energjia për 80 % të konsumatorëve të prekur.

Situata e furnizimit me energji elektrike janë përmirësuar në pjesën më të madhe të vendit. Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku thotë se...

Lajme të tjera

Web TV