“Protektorët e nderit”/ Kompleksi i burrave vrasës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Shoqëria sërish tronditet nga vrasjet e grave. Brenda tri javësh shënohen dy viktima të krimit brenda familjes në Tiranë dhe Durrës. Pretendimet e autorëve se ruajtën “nderin” dhe drama që vjen më pas për fëmijët. Çfarë po ndodh me shoqërinë tonë dhe përse gratë janë objekt i dhunës? Vetëm brenda një viti, pesë mijë denoncime për dhunën në familje. Flet për gazetën “Fjala”, pedagogia e Shkencave Sociale, psikologe Entela Binjaku.

Nga Sebi Alla

Burri në burg, bashkëshortja me vajzën, mes një mijë e një halleve, mundohej të jetonte, me shpresë se e nesërmja do të ishte më e mirë, por jetën dhe bashkë me të edhe shpresën ia mori kunati i saj, që e quante veten “protektor nderi”. Në sy të vajzës së mitur, gruaja 30-vjeçare Enkelejda Çapoku dha frymën e fundit nga duart e përgjakura të kunatit vrasës, më 10 janar të këtij viti. Kishte urdhër mbrojtjeje, po as ajo fletushkë e lëshuar nga policia dhe gjykata nuk vlejti. Kunati i saj, Erdet Çapoku, 34-vjeçar, mes halucinacione të drogës dhe alkoolit, ishte kthyer në persekutor të kunatës së tij, me porosi të vëllait. Ai ishte në burg, por “nderin” kërkonte ta ruante mes meshkujve të familjes. Porositi vëllain që t’i qëndronte pas bashkëshortes në çdo hap që hidhte, në punë, në shtëpi apo kudo tjetër që ajo shkelte. Kërkoi urdhër mbrojtjeje nga kunati dhe gjykata vendosi që ai nuk duhet t’i afrohej në një distancë prej 500 metrash, por jo, nuk e pengoi “monstrën kunat”, që në orët e para të mëngjesit të 10 janarit të futej në dhomën ku flinte kunata dhe mbesa e tij, duke e goditur disa herë me shkop bejsbolli dhe një thikë. Vdekje e menjëhershme në sytë e vajzës së traumatizuar.

Krim për “nder”, por këto nuk janë ngjarje që nderojnë një shoqëri, përkundrazi jemi kthyer në botën maskiliste, ku gruaja shihet si “mall i poseduar” i burrave. Pas arrestimit, autori u shpreh se e kishte kryer krimin pasi dyshonte se kunata tradhtonte vëllain dhe në gjaknxehtësi e sipër e vrau. Ai do ta kalojë një pjesë të mirë të jetës, në mos gjithë jetën, në qeli, por një jetë e mori, duke lënë pas një fëmijë me trauma dhe histori që nuk përfundon. Sërish një tjetër grua vritet. Këtë herë ndryshoi vetëm qyteti, nga Tirana në Durrës. Sapo u kthye nga Greqia ku jetonte si emigrant prej disa kohësh, 45-vjeçari Lulzim Cuku nuk e shfrytëzoi kohën për t’u çmallur me bashkëshorten dhe tre fëmijët e mitur, por gjeti momentin për të masakruar bashkëshorten me thikën e bukës. Si pasojë e plagëve të marra, Manjola Cuku, 33 vjeçe, mbeti e vdekur në vend më datë 2 shkurt, poshtë shtratit bashkëshortor. Tre fëmijët e mitur, ku më e rritura ishte vetëm dhjetë vjeçe, panë të gjithë skenën e rëndë me sy, ku as të qarat dhe të bërtiturat e tyre nuk e frenuan babain të kryente atë krim të rëndë. Sot tre fëmijët janë jetimë, me nënën e vrarë dhe babain që mund ta kalojë jetën e mbetur në burg. Nëse do të kishin tjetër mentalitet, e po ashtu të njihnin të drejtat e individit, sot mund të kishim dy çifte të divorcuara më shumë dhe jo dy jetë më pak.

Lexo edhe :  E zë masivi i kromit/ Minatori humb jetën në galeritë e Bulqizës

Pesë mijë denoncime në vit për dhunë në familje

Për dhunën që rritet çdo ditë shpesh politikat sociale apo ligjvënësit kujtohen vetëm atëherë kur vjen skaji fundor i saj, vrasja. Në tetë vitet e fundit ka pasur gjithnjë një prirje rritjeje të rasteve të denoncuara të dhunës. Për specialistët e policisë që trajtojnë çështjet e dhunës në familje, rritja e denoncimeve nuk është vetëm për shkak se dhuna është shtuar, por ka një sensibilizim më të madh, kryesisht të grave dhe vajzave që u drejtohen institucioneve për të siguruar mbrojtje. Mesatarisht kemi rreth pesë mijë denoncime në vit për dhunë në familje. Për shkak të ndryshimeve të shumta ligjore dhe një nisme për të mbrojtur kryesisht gratë dhe fëmijët nga dhuna, është ashpërsuar ligji penal. Sot një femër e ka shumë më të lehtë të sigurojë një urdhër mbrojtjeje nëse dhunohet nga bashkëshorti apo anëtarët e tjerë të familjes. Nuk pritet më vendimi i gjykatës, por për tastet emergjente policia lëshon urdhrin e mbrojtjes. Megjithatë, ka shumë raste të rënda që, pavarësisht se gratë kishin “status mbrojtjeje”, përsëri kanë rënë viktimë e bashkëshortëve.

Lexo edhe:

Të fundit

Izraeli nuk tërhiqet, tanket po përparojnë në Gaza

Forcat izraelite po vazhdojnë ofensivën e tyre në Rripin e Gazës, me tanke që përparojnë drejt korridorit të Moragut,...

Flakët përhapen me shpejtësi në Gramsh, pritet ndërhyrje nga ajri

Gjatë orëve të mbrëmjes të kësaj të diele një vatër zjarri është shfaqur në afërsi të fshatit Sojnik, në Gramsh. Burime për mediat bëjnë me...

Fotot me autorin e vrasjes në Gjilan, reagon për herë të parë Osmani

Presidentja e Kosovës ka shprehur keqardhje për humbjen e tre jetëve në Gjilan dhe përcolli ngushëllime për familjet e viktimave. Ajo u bëri thirrje organeve...

“Joan Gamper”, Barcelona i jep leksione Como-s

Barcelona ka fituar 5-0 ndaj Como në stadiumin “Johan Cruyff”, miqësore e vlefshme për trofeun e përvitshëm “Joan Gamper”. Ishte Fermin Lopez që zhbllokoi...

Arbana Osmani marton vëllain! Fjalimi që na shkriu zemrat

Me emocione, shumë lot gëzimi e një ceremonie të kuruar deri në detajin më të vogël, vëllai i moderatores ikonë të ekraneve shqiptare, Arbana...

Lajme të tjera

Web TV