COVID-19/ Mbi 4 milionë njerëz në botë  kanë humbur jetën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Teksa bota shpresoj që këto të jenë  javët e fundit të përballjes me COVID-19, numri i të humburve në këtë betejë tashmë i ka kaluar 4 milionë.  Në total, tre vende përbëjnë më shumë se një të tretën e të gjitha vdekjeve globale. Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë numrin më të lartë të viktimave në 606,000, përbëjnë 15% të totalit global, të ndjekura nga Brazili dhe India.

 

Ndërkohë që rastet e reja dhe vdekjet po bien në SHBA. dhe Evropë, ku një numër i konsiderueshëm i banorëve janë vaksinuar. Por disa vende në zhvillim, të tilla si Indonezia, ende po përballen me shpërthime të mëdha, ndërsa autoritetet përpiqen të sigurojnë mjaft vaksina për të mbrojtur qytetarët.

 

Varianti Delta, një lloj më i transmetueshëm dhe ndoshta më i rrezikshëm i koronavirusit, po kontribuon gjithashtu në një rritje të rasteve në disa vende dhe rajone. Në SHBA., varianti Delta tani përbën më shumë se gjysmën e të gjithë infeksioneve të reja, sipas vlerësimeve nga Qendrat Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC).

Numri global i të vdekurve kaloi 1 milion në 18 Shtator, 2020, 191 ditë pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë shpalli shpërthimin e ri të koronavirusit një pandemi globale. U deshën 115 ditë që numri i vdekjeve globale të kapte 2 milion, 88 ditë për të kapërcyer 3 milion, dhe 89 ditë të tjera për të arritur 4 milion.

 

Të fundit

SHBA ndërton ‘bishën’ Frankenjet, avioni luftarak ngrihet nga rrënojat e F-35 dhe AF-27

Forcat Ajrore Amerikane kanë blerë një lloj të ri avioni luftarak, unik në botë. Ai është i ashtuquajturi "Frankenjet",...

Zbulimi shokues në pikën më të thellë të detit Jon

Një ekspeditë shkencore në pikën më të thellë të Mesdheut në Detin Jon ka zbuluar një realitet shqetësues: mbetjet njerëzore kanë depërtuar deri në...

Thirrja e Trump/ Ndaloni ndërrimin e orës, është shumë e kushtueshme!

Donald Trump ka risjellë propozimin e tij për të bërë të përhershme kohën e kursimit të ditës, duke sugjeruar që të shtohet një orë...

Skandal në Itali/ 12 futbollistë të Serisë A, pjesë e skemës së basteve të paligjshme

Futbollin italian është përfshirë në një skandal të madh pas një hetimi të thelluar të Prokurorisë së Milanos, që ka zbuluar një rrjet të...

Dyfishohen të ardhurat nga qiradhënia e pasurive të sekuestruara, 50 mln lekë për 3 muaj

Agjencia për Administrimin e Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara ka raportuar një rritje të ndjeshme të të ardhurave për 3-mujorin e parë të vitit...

Lajme të tjera

Web TV