Në prag të Lojërave Olimpike, Tokio shpall gjendjen e jashtëzakonshme

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeqyteti japonez Tokio, ku do të mbahen Lojërat Olimpike, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme si pasojë e rritjes së rasteve të reja me koronavirus.

Vetëm të mërkurën, në vend u raportuan 2,180 raste të reja me covid-19 ,rreth 920 prej tyre ishin në Tokio.

Kryeministri i vendit Yoshihide Suga tha në një konferencë për mediat, se kufizimet do të vijojnë deri më 22 gusht. Kryeministri ka bërë vazhdimisht thirrje për shtyrjen apo anulimin e lojërave.

“Duke marrë në konsideratë efektin e varianteve të koronavirusit, nuk duhet të lejojmë që infeksionet të përhapen përsëri në pjesën tjetër të kombit, ne duhet të forcojmë kundërmasat tona,” theksoi kryeministri japonez.

Deklara e shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme erdhi pas takimit të qeverisë me komitetin organizues, dhe kreun e Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach.

Lojërat Olimpike janë planifikuar të mbahen në Tokio më 23 korrik ndonëse do të zgjasin deri më 8 gusht.

Sa i përket Lojërave Paraolimpike ato do të zhvillohen nga 24 gushti deri më 5 shtator.

Në total në Japoni janë infektuar me Covid-19 mbi 800 mijë njerëz ndërsa afro 15 mijë kanë humbur betejën me virusin. /BBC

Të fundit

“Une femme mariée”, shfaqet në Tiranë filmi që tronditi shoqërinë e kohës

Filmi i njohur francez “Une femme mariée” i regjisorit të njohur Jean-Luc Godard është shfaqur në Kinema Millenium me...

A do e konfirmojë Lideri Suprem Khamenei armëpushimin e Trump?

Armëpushimi midis Izraelit dhe Iranit i shpallur nga Donald Trump dje mbetet “i brishtë”, pasi ai fillimisht u shkel, derisa presidenti amerikan më në...

Zelensky ndërron “look”, heq uniformën ushtarake

Disa muaj pasi u përplas në Shtëpinë e Bardhë me gazetarin Brian Glenn për veshjen e tij, presidenti ukrainas është shfaqur me një tjetër...

Temperatura ferri do të pushtojnë Shqipërinë, qytetet që do të “piqen”

Vala e të nxehtit afrikan ka përfshirë vendin tonë me temperatura ekstremisht të larta. Sipas sinoptikantëve, vala do të do të zgjasë deri në...

“Shqiptarët na thanë në zgjedhje që mos t’i besohet më Berishës”

Ditën e sotme kemi hyrë në ditën e shtatë të rinumërimit. Ky proces është fare larg pretendimit se procesi ka qenë i manipuluar, aq...

Lajme të tjera

Web TV