‘Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…’/ Jepet vendimi për ish-kryebashkiakun e arrestuar dhe 10 të tjerët

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, i arrestuar nga SPAK për korrupsion, do të qëndrojë në burg. Vendimi u dha pasditen e së enjtes nga Gjykata e Posaçme.

Kutojmë se Tushe dhe  zyrtarët e tjerë u arrestuan me urdhër të SPAK, pasi akuzohen se kanë shpërdoruar me detyrën për një tender të dhënë ndaj një kompanie, pa iu referuar procedurave.

Një ditë pas arrestimit, ai u shkarkua si kryebashkiak nga kryeministri Edi Rama.

Prokurorët e SPAK kanë dyshime të forta se ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe e ka shpërdoruar detyrën disa herë, jo vetëm duke favorizuar miqtë e tij për të fituar tendera, por edhe duke abuzuar me pasuritë publike.

Arrest me burg

-Fatos Tushe, me detyrë Kryetar i Bashkisë Lushnjë (i shkarkuar)
-Flamur Peqini, me detyrë Drejtor i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë Lushnjë
-Ibrahim Lami, administrator i kompanisë Loti shpk
-Bujar Murati, administrator i kompanisë Euro Alb shpk
-Gazmend Çela, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Bektash Nexha zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Blerta Turku, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Në arrest shtëpie

-Margarita Gjermeni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Andri Musho, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Ani Simoni, zyrtare e Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës
-Xhemal Hasko, zyrtar i Ndërmarrjes së Pasurisë Publike në Bashkinë e Lushnjës

Përgjimet

Fatos Tushe del në përgjime me një biznesmen të quajtur Ismail Blliku, i cili kishte ndërtuar pa leje, por nuk ishte raportuar si i tillë, pasi kishte ndërhyrë kryebashkiaku i Lushnjes. Ndaj tij rëndon akuza për veprën penale të shpërdorimit të detyrës.

Tushe në telefon Bllikut: Mirë, mirë, i thuaj që kam folur me telefon me kryetari, dhe telefoni…të thashë unë më duket….ky telefon nuk është për këto lloj bisedash, merre rrugën, ja ku është Shegasi dhe hajde më thuaj mua këtu, telefoni nuk është për këto lloj biseda…hajd
Blliku: Dakord, dakord
Fatos Tushe: Hajt

Lexo edhe :  Gramshi, shkatërrimi pas flakëve/ Shtëpi dhe të mbjella të shkrumbuara

Punonjësit e bashkisë: Uaa do na marrë SPAK-u në pyetje…

Punonjësit e bashkisë, mes tyre dhe juristja alarmohen edhe më tepër kur në zyrë iu vjen një shkresë nga SPAK.

Blerta Turku: Uaa do na marrin në pyetje ata të SPAK..e di si jam bërë?
Punonjësi: Çfarë thua?! Për çfarë?!
Blerta Turku: Për atë dosjen që morën..e di si jam bërë? Se vetëm ne që kemi vendosur kriteret do na pyesin..uaa do na marrë SPAK-u në pyetje?/GSH

Të fundit

“Blindohet” Shqipëria, zbuloni makinat e reja ushtarake

Shqipëria ndërmerr një hap të rëndësishëm në modernizimin e Forcave të Armatosura, sipas raportimit të Iveco Defence Vehicles. Së...

Bashkia mbyll 11 kilometra plazh, shkaku… dragoi blu!

Spanja ka dhënë alarmin ditët e fundit pas shfaqjes së një krijese të rrallë dhe të rrezikshme detare, e njohur si "dragoi blu", në...

Toni Kroos kritikon Bayernin: Duhej ta blije atë lojtar, është klas botëror!

Enzo Millot. Ky është lojtari, i cili sipas Toni Kroos duhej të blihej nga Bayern. Ish-kampioni i botës ka kritikuar ish-klubin e tij për...

90 minuta larg historisë, Shkëndija triumfon me përmbysje ndaj Ludogorets

Shkëndija e Tetovës ka korrur një fitore historike përballë Ludogorets. Kuqezinjtë e drejtuar nga Jeton Beqiri fituan me përmbysje në sfidën e parë, të...

Fenomen i rrallë, Hëna e zezë do të shfaqet këtë fundjavë

Një fenomen i rrallë që ndodh gjatë fazës së hënës së re do të shfaqet këtë fundjavë. Ai quhet 'Hëna e zezë', pasi hëna...

Lajme të tjera

Web TV