Kë do të presë “sëpata” e SPAK-ut?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Fernada Cenko

Arrestimi i kryebashkiakut të Lushnjes për korrupsion dhe paralajmërimi se do të ketë të tjerë pushtetarë dhe ish-pushtetarë nën akuzë, sjell përshtjellim në politikë. Kush duhet të ketë frikë dhe sa pritet të vijojë revanshi i drejtësisë së re me mbeshtetjen qytetare dhe ndërkombëtare kundër krimit dhe korrupsionit? Flasin për gazetën “Fjala” analistët Lorenc Vangjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.

 

Prangat në duart e kryebashkiakut të Lushnjes dhe të dhjetë personave të tjerë, mund të jetë lajmësi i parë që vjen “si korbi” për ata që kanë shkelur ligjin dhe majmur në afera korruptive. Opinioni është i ndarë gati si në “peshore farmacisti”. Disa mendojnë se kjo është shumë pak dhe u hodh si rast për të mbuluar apatinë e vetë SPAK, ndërsa të tjerë gjykojnë se duket fillimi i një lufte kundër korrupsionit, që fundin mund ta ketë me arrestimin e më të pushtetshmëve. Edhe vetë diskutimi është një “luks” për qytetarët, pasi kohë më parë as që e mendonin se do kishte të pushteshëm që nga pasuria e madhe dhe “liria e shfrenuar” në shpenzimin e parave të korrupsionit, do përfundonin në qelitë e lagështa të komisariateve. Në këtë mes ngjan se jemi para katër palëve. Në njërën anë qëndrojnë institucionet e reja të drejtësisë, ndërkombëtarët dhe qytetarët, ndërsa nga ana tjetër pushtetarë dhe ish-pushtetarë të lidhur me krimin dhe aferat korruptive. Në një raport “force” jemi tre kundër një, por “njëshi” në 30 vite ka treguar se është ai që ka dominuar gjithnjë dhe shtypur çdo nismë anti-korrupsion. Pavarësisht së nesërmes që mbetet për tu parë, e sotmja minimalisht ka krijuar një frikë tek pushtetarë dhe ish-pushtetarë që ecin me hijen nga e kaluara e tyre, sepse diku kanë shkelur ligjin dhe gjurmët mbeten po aty. Çfarë pritet në vijim dhe a jemi para një revanshi të ligjit ndaj shkelësve të ligjit, pavarësisht postin dhe pushtetit që kishin dhe kanë? Mbi lëvizjet e fundit të drejtësisë së re dhe artikulimit prej tyre se ky është vetëm fillimi, analizuan për gazetën “Fjala” Lorenc Navgjeli, Leonard Karaj dhe Plator Nesturi.

Lexo edhe :  Dorëheqje të shumta në bashkinë e Durrësit, largohen kryetarë të njësive administrative

 

 

 

Të fundit

Mero Baze: Salianji bëri dy operacione me diagnozë false

rezulton se është shtruar dy herë në një spital privat në Tiranë gjatë qëndrimit në burg, në një interval...

Lajmi i fundit: Prishet ndërtesa e fundit e paligjshme në Theth

I ka ardhur fundi operacionit të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e Thethit. Pas një aksioni që zgjati për më shumë...

Dosja e plotë e përplasjes me armë te PSD, zbardhen dëshmitë

Përplasja fizike, që më pas u shoqëruar me përdorimin e një automatiku “Scorpions”, e ndodhur në 29 Prill 2025 në ambientet e zyrës elektorale...

Gazetari: Rama shkatërroi 15 mln euro investime në Theth

Gazetari Artan Hoxha duke folur për situatën në Theth, tha se Kryeministrin Edi Rama ka shkatërruar 15 mln euro investime në Theth. Hoxha u shpreh...

Benet Beci hap dyert për të rinjtë: Ata që e duan Shkodrën, aplikoni!

Pas shkarkimit të administratorëve të njësive bashkiake, kryetari i Bashkisë së Shkodrës, Benet Beci, fton të gjithë të rinjtë për tu bërë pjesë e...

Lajme të tjera

Web TV