Dashuria nuk është e bukur nëse nuk ka grindje/ Gruaja e frustruar shkatërron Ferrarin dhe Porsche-n e burrit të saj (Pamjet)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Një ‘luftë e furishme’, e cila përfundoi me shkatërrimin e saj të katër super veturave!

Për më tepër, e gjitha kjo ngjarje është dokumentuar nga fotot që u bënë virale shumë shpejt dhe të cilat tregojnë se një BMW Seria 3 përplaset me një Ferrari GTC4 Lusso , i cili nga ana e tij goditi një Porsche 918 Spyder si dhe një Mercedes E-Class edhe pse jo ky i fundit u përfshi më pak.

Një shigjetë në zemër për çdo adhurues të makinave luksoze, veçanërisht për pronarët e këtyre makinave.

Protagonistët e kësaj ngjarjeje në 4 korrikun e kaluar, ishin një grua dhe burri i saj, fill pas një grindjeje mes tyre gjatë kërkimit për një vend parkimi brenda një garazhi nëntokësor. Gruaja e tij , dukshëm e frustruar në timon, e teproi me gazin e BMW-së për t’u përplasur me Ferrarin. Megjithatë, ajo goditi paraprakisht automjete të tjera, duke dëmtuar pjesën e pasme. Pas përplasjes, GTC4 Lusso u dëmtua rëndë nga ana e shoferit dhe paneli i pasëm, duke mos harruar dëmtimin e gomave.

Ferrari gjithashtu u përplas në “918 Spyder” , në një efekt të vërtetë domino.

Porsche u përplas me një mur prej betoni, ku e gjithë zona e përparme ishte dëmtuar, veçanërisht dritat dhe parakolpi. Dhe së fundmi, 918 goditi E-Class , me këtë të fundit që pësoi vetëm disa gërvishtje.

Tani, për pronarët e makinave, do të vijë koha për të numëruar dëmet dhe shpenzimet që duhet të bëhen për të riparuar gjithçka: shifrat që, sipas nevojës, do të jenë shumë të larta.

Të fundit

Antimafia italiane trajnime Policisë shqiptare për krimin me kriptomonedha

Drejtori i Drejtorisë së Hetimit Antimafia të Italisë (DIA), Gjeneral Lejtnant Michele Carbone, zhvilloi një vizitë zyrtare në ambientet...

Shok skuadre me mbrojtësin e Shqipërisë/ Serbia përjashton zyrtarisht nga lista lojtarin

Serbia ka publikuar listën përfundimtare me 25 emra që do të udhëtojnë drejt Tiranës. Janë katër futbollistë të larguar nga lista e mëparshme me...

Besiktas i vendos çmimin Muçit, shqiptari “joshet” nga Serie A dhe Bundesliga

Vendosi rekord në klub si një nga blerjet më të shtrenjta në histori, por e ardhmja e Ernest Muçit është gjithnjë e më larg...

I nxehti ekstrem ‘zgjeron’ hartën/ Ja kur do të ndalet rritja e temperaturave

Nga maji i vitit 2024 deri në maj të vitit 2025, rreth 4 miliardë njerëz, ose gati gjysma e popullsisë së botës, përjetuan të...

Celibashi i rrëzon PD-së pretendimin për ‘trenin bullgar!

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rrëzuar pretendimet e Partisë Demokratike për “trenin bullgar” të pretenduar për ngjarjen e Peqinit, ku opozita deklaroi se kishte...

Lajme të tjera

Web TV