Letrat e nxorrën zbuluar/ Legjenda e arteve marciale Bruce Lee ishte përdorues i fshehtë i drogës (Foto)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Disa letra personale të shkruara me dorë nga legjenda kinematografike e arteve marciale Bruce Lee, zbulojnë së fundmi se ylli i filmit “Enter the Dragon” ishte një përdorues i fshehtë drogash.

Rreth 40 letra të shkruara prej Lee për një koleg aktor tregojnë zakonin e tij ndaj të cilit kishte krijuar varësi dhe po dilte jashtë kontrollit.

Zbulimet mund të jenë një, ose arsyeja kryesore e vdekjes së parakohshme të aktorit të aksionit, në moshën 32 vjeçare.

Në letrat e tij për Robert Baker zbulohet se ky i fundit furnizonte Lee me droga si kokainë, LSD e kanabis nga viti 1969 deri afër vdekjes së tij në vitin 1973. Letrat u zbuluan në një treg objektesh të vjetra dhe do të nxirren në ankand në SHBA për 180 000 dollarë.

Megjithse ka pasur dhe më parë fjalë në Hollywood se Lee përdorte droga, letrat tashmë konfirmojnë jo vetëm këtë por dhe varësinë e tij ndaj tyre.

Baker, i cili vdiq në moshën 52 vjeçare në 1993, kishte rrezikuar duke i dërguar drogat për Lee nga Shtetet e Bashkuara, kur aktori ishte duke filmuar në Hong Kong. Në vitin 1972 aktori i famshëm amerikano-kinez Lee i kërkonte kolegut aktor t’i dërgonte sasi “të mëdha kokaine”.

Ai shpjegon gjithashtu se “i bërë tapë me droga” por i nevojitej kokainë për t’u rikthyer në formë për xhirimet e filmit të ri.

Teksa filmonte filmin e tij të njohur “Enter the Dragon” në Hong Kong në 1973, bashkëshortja e Lee,  Linda kishte shkruar në vend të tij për të kërkuar drogat nga i njohuri.

Në një letër të datuar 14 prill, ajo shkruan: “Mos u shqetëso që Bruce përdor C (kokainë) ai nuk do të bjerë në ujë prej saj.”

Lexo edhe :  Dëbora artificiale “shpëton” sezonin e skive në Alpet austriake

Por fatkeqësisht një muaj më vonë Lee pësoi një krizë epileptike nga enjtja në tru. Aktori e kaloi këtë episod, por më vonë u gjet i vdekur në krevatin e tij më 20 korrik 1973.

Zëdhënësi i ankandeve Heritage në Dallas tha: “Bruce Lee është artisti më me influencë i arteve marciale dhe i kulturës popullore në shekulin e 20-të, por letrat tregojnë se ai ruante një sekret të madh brenda vetes”.

Të fundit

Berisha, mall i skaduar që pengon PD të fitojë zgjedhjet!

Nga Spartak Ngjela Prandaj, sikurse edhe kuptohet, gjendja e Partisë Demokratike ka vetëm këtë shpresë për të shpëtuar nga uzurpimi...

BE: Serbia po shkel Marrëveshjen me Kosovën me sjelljen në KiE!

Bashkimi Evropian (BE) ka thënë të premten se Serbia, me sjelljen e saj në Këshillin e Evropës, është duke e shkelur Marrëveshjen e Ohrit...

7 Marsi / Begaj pret mësuesit në pension: Mirënjohje për mundin dhe përkushtimin

Këtë të premte, Presidenti Bajram Begaj, zhvilloi një pritje të veçantë në nderim të mësuesve në pension, që kanë shërbyer në arsim ndër vite...

Rama premtim për mësuesit këtë 7 mars: Ambicia jonë, t’a çojmë pagën mesatare mbi 1000 €

Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në ceremoninë e vlerësimit për mësuesit që kanë dhënë kontribut të vyer në arsimin shqiptar me rastin...

I riu hero në Tiranë!Shoferi humb ndjenjat,qytetari futet në makinë dhe shmang aksidentin

Një ngjarje e cila mund të kishte përfunduar në tragjedi ka ndodhur dje në Tiranë, kur një shofer ka humbur ndjenjat papritur gjatë drejtimit...

Lajme të tjera

Web TV