Intervista/ Gazetari Basir Çollaku: Bandat ç`kanë fituar me armë, vështirë e japin me duartrokitje

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Nikoleta Kovaçi

Çollaku, ka nisur punë OFL-ja që ka mision goditjen e parave të krimit. Janë vendosur në shënjestër emrat e njohur të krimit të organizuar, çdo të thotë për ju OFL dhe a besoni në këtë aksion?

Mua më ngjan më shumë propagandë. Ligji dhe e drejta nuk janë çështje aksionesh dhe vullnetarizmi, apo plotësim inventarësh. Është disi komike kur sheh trupë të specializuar policie të shëtisë me formularë nëpër duar duke shkuar në dyert e të dyshuarve të mundshëm, të botës së krimeve të rënda. Nuk luftohet krimi si “Don Kishot”. Në vitin e shtatë të qeverisjes kryeministri paska marrë vesh se krimi ka bërë hatanë. Është një përpjekje e pastër për tu rimarrë vesh me krimin. Një shoë për të bindur ndërkombëtarët se po lufton krimin. Të bëjmë kujdes se mbase atë që gjoja masakron ditën e gjezdis në kafe apo darka natën. Kjo është një zgjatim i draftit ‘Xhafa’ mbase dhe ai e ka përfunduar, për të shitur si punë të mirë qeverie, një ngatërresë hesapesh mes bandave, asaj në pushtet dhe tjetrës jashtë.

Duke qenë njohës i mirë i situatës kriminale në vend, çdo të thotë për ju nisja e këtij operacioni me të dyshuarit e një ngjarjeje të ndodhur mes dite, mes dhjetëra dëshmitarëve dhe mes një qyteti?

Policia është lënë pas dore në mbështetje dhe investime infrastrukturore. Parandalimi i krimit, mundësia profesionale për ta penguar të ndodhe dhe ndëshkuar atë ligjërisht janë tashmë më shumë ide se reale. Rrëmbimi pengmarrja asgjësimi në mes të Tiranës dhe moszbardhja e plotë e ngjarjes por vetëm numërimi viktimave, është shenjë e ndërmjetme mes paaftësisë dhe kompromisit. Ajo çka lexohet dukshëm në këtë ngjarje është siguria që kanë kriminelët për të vepruar dhe pasiguria që kanë qytetarët që gjenden të ekspozuar ndaj rrezikut të bandave. Por vaktësia hetimore ka mekur pritshmëritë. Aktorë të botës së krimit ndihen të fortë publikisht dhe kjo buron nga miqësitë, qokat, implikimet e zyrtarëve të shumë nivele në këtë biznes të pisët

A besoni në fuqinë e këtij shteti për të mbledhur paratë e krimit?

Fuqia e këtij shteti është kompromentuar në ortakërinë për të bërë paratë. Në shumicën e rasteve e kanë bërë pasurinë bashkë, ndaj në këtë kontekst nuk kanë përse të nguten për ta mbledhur veç e veç. Nëse serioziteti do të kishte qenë binjak me vullnetin ne sot nuk do të kishim nevojë për një propagandë pa produkt, pa rezultat. Nëse Prokuroria, gjykatat, agjencitë e zbatimit të ligjit, qeveria dëshmojnë gatishmërinë se janë përballë dhe jo palë me krimin, atëherë paratë e krimit do të ishin në llogarinë e buxhetit ndërsa mbajtësit e tyre në qelitë e e burgut.

Lexo edhe :  E rëndë/ Vetëvritet me armë gjahu 32 vjeçari në Maliq, dyshimet e para

Policia merr kompetenca hetuese, gjykuese e për pasojë edhe ekzekutive; a mendon që ‘kriminelët’ ta dërgojnë shtetin në gjyq për sekuestrot e nxituara?

Modeli këtij akti të botuar tashmë në fletoren zyrtare është ai i një policie partiake dhe sekrete në shërbim të liderit. Gjykata dhe Prokuroria duket se janë dorë e dytë, Kodi i Procedurës është binari në të cilën ecën një proces gjyqësor. Ka shumë probleme ligjore ky draft dhe është thellësisht rrezik të shtohen paratë e bandave më tepët se ato të shtetit. Ka mjaft prej tyre që kanë folur shpejt, duke thënë se ata janë përballur me drejtësinë dhe rezultati ka qenë në favor të tyre.

Nga Shijaku dhe Shkodra, OFL solli pamje, ndërsa nga Lulzim Berisha dhe Ardian Çapja u soll vetëm informacion se janë vënë në dijeni për verifikimin; përse ndodh ky diferencim?

Është më tepër frikë fatkeqësisht se sa diferencim. Është dekonspirim paaftësisë ose në një rast më dyshues implikimit. Ne e dimë se Lul Berisha dhe Çapjat janë histori me zigzage pushteti dhe tregojnë se ka fije misterioze që do të thërrmojnë që në nisje këtë zhurmë operacionale. Njoftimet i dërgojmë nga një oficere e mbuluar errësisht me syze, duke dhenë perceptim se OFL nuk do që ta njohin. Është pak teatrale. Ajo që bandat kanë fituar me armë vështirë ta dorëzojnë me duartrokitje. Deputetë dhe ministra kanë dijeni, njohje, akses, në produktet që pretendohet të sekuestrohen. Kush nuk i lejon të përdorin të njëjtin pushtet… Shoh një polici dhe qeveri të kompleksuar ndaj të fortëve. Arsyeja është e tyrja, ndoshta ata mund të rrëfejnë detaje interesante për lehtësirat që kanë përfituar në kopsitjet e dosjeve të investimeve të tyre…

Të fundit

Ylli katalanas refuzoi 100 milionë euro nga Arabia Saudite

Pini Zahavi, agjenti i Robert Lewandowski-t ka zbuluar ofertën e bujshme që ka refuzuar lojtari i tij vetëm për...

Mjeshtri i Madh Bujar Asqeriu feston 69 vjetorin

Sot, aktori i madh dhe një ndër njerëzit më të vyer të skenës shqiptare, Bujar Asqeriu feston ditëlindjen. Në këtë 13 dhjetor, Mjeshtri i Madh...

Alizoti ironizon Ramën: Kryeministri s’i ndërpret pushimet

Deputeti demokrat, Tomorr Alizoti, ka komentuar në studion e Syri Tv situatën problematike të zjarreve në vendin tonë. Alizoti theksoi se Shqipëria vijon të...

Pas zjarreve, Greqia tani përballet me një tërmet

Sikur të mos mjaftonin zjarret shkatërrimtare, Greqia është përballur mbrëmjen e së mërkurës dhe me një tërmet të fortë. Sipas të dhënave nga EMSC, tërmeti...

“Tornado” godet shqiptarin në Itali, i gjenden të fshehura 700 mijë euro

Një shtetas shqiptar është vënë në qendër të një hetimi të thelluar nga autoritetet italiane, si pjesë e një organizate ndërkombëtare të trafikut të...

Lajme të tjera

Web TV