Basir Çollaku pret përgjigjen e gjyqit me Bild?

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Nga Basir Çollaku 

E nisim me pyetje konkrete dhe me pas përcaktojmë dhe ecurinë e këtij komunikimi nga arresti pandemik ku gjendet kushdo në këtë situatë, e cila për shumë njerëz me pushtet duket përfituese.
1-Zoti Rama, ju keni ngritur padi kundër Bild (Axel*) në Gjykatën Rajonale në Frankfurt. Çfarë ndodhi me të, a ka ndodhur diçka rreth këtij procesi, kur do të ketë atje një zhvillim ?

2-Për më tepër, në Hamburg, ju i kërkuat Gjykatës deklaratat e pushimit dhe heqjes dorë nga padia e BILD, revokimin dhe kundër-njoftimin për shkak të raporteve dhe lidhjet tuaja me mafien e drogës dhe manipulimin e zgjedhjeve, si dhe publikimin e kasetave. Mund të na tregoni se çfarë ndodhi, nëse gjykata ju gjeti të drejtë në këtë pretendim tuajin, në këtë përmbajtje të padisë???

Në gjithë këtë gjendje arresti global, ka sërish kohë për të kujtuar ngjarje të rëndësishme, për të vërtetën dhe pretendimet e pushtetit. Në pranverën e vitit të shkuar, në maj dhe më vonë gazeta më e madhe në Evropë gjemania “Bild”, publikoi përgjime të shumta të dosjes 184 dhe 339, reportazhe dhe cikël shkrimesh të zgjeruara dhe detajuara nga një prej redaktorëve të sektorit politik të gazetës Peter Tiede. Në të konfirmohej implikimi i shefit të qeverisë së paku me dijeni dhe llogarikërkimi ndaj gjithë ekipit të tij në terren, në masakrën elektorale të vitit 2016 në Dibër por edhe në vitin pasardhës, dhe ministra e deputetë, drejtues administrate, kryebashkiakë, të gjithë në një vepër penale të konsumuar dhe të fshehur nga institucionet tona. Reagimi i Edi Ramës dhe qeverisë ishte agresiv, mohues, e më pas qëndrim i lakuar, disi më i zbutur duke fituar kohë.

Me 25 qershor 2019

Edi Rama njoftoi sot se ka pajtuar një avokat gjerman për të ndjekur gjyqin kundër gazetarit të BILD, Peter Tiede, i cili publikoi përgjimet e blerjes së votave me bandat kriminale në Durrës dhe Dibër.
“Sapo i kam dhënë prokurën avokatit gjerman Matthias Prinz, për nisjen e procesit gjyqësor mbi publikimet e BILD! Gjykatat gjermane le ta vendosin kush ka të drejtë e kush ka faj në këtë mes. E bëj sepse shqiptarët meritojnë ta dinë të vërtetën nga drejtësia e atij vendi pa hije”, shkruante Rama në Twitter.

Lexo edhe :  Këngëtarja Teuta Selimi kallëzon për dhunë bashkëshortin dhe vëllanë


Nuk ka qenë as hollshëm nga portofoli, as nga përzgjedhja e studios ligjore kryeminsitri Rama. Tarifat e Mathias Prinz nisin me 750 euro ora dhe kreu i qeverisë asnjëherë nuk ka shpejguar, se cili është fondi, privat apo publik, me të cilin ai do të paguajë avokatin gjerman, të cilit i ka dhënë përfaqësim për në gjyq. Paga mujore e Kryeminsitrit rama prej 1400 euro në muaj, nuk mjaftojnë as për dy orë punë të avokatit. Përgjigjet e Kryeministrit ndonëse vështirë të mbërrijnë, qameti do të sajojë ndonjë paragraph Fuga. Por ai mbase do të presë të lexojë të njëjtat përgjigje të munguara që ne do ia bëjmë të mundur nga institucionet gjermane..

Çfarë është Kompania Axel Springer?

Axel Springer është një kompani e mediave dhe teknologjisë aktive në më shumë se 40 vende. Botimet e saj kryesisht janë, ndër të tjera BILD, WELT, BUSINESS INSIDER, POLITICO Europe, dhe portalet StepStone Group dhe AVIV Group…Axel Springer një sipërmarrje thuajse globale me një pavarësi të dukshme. Sot, ajo është transformuar nga një kompani tradicionale e mediave të shtypura në botuesin kryesor dixhital të Evropës me një sukses konkret. Synimi i saj kryesor është se Axel Springer tenton të bëhet udhëheqësi i tregut global në përmbajtjen digjitale dhe klasifikime të tilla përmes rritjes së përshpejtuar. Kompania ka selinë në Berlin dhe ka të punësuar më shumë se 16,000 njerëz në të gjithë botën.

Të fundit

A i rrit ky lloj djathi shanset për kancerin e gjirit tek gratë?

Nëse dieta juaj ushqimore dominohet nga konsumi i djathit, me gjasë që ky artikull mund t’ju trishtojë. Sipas një studimi,...

“Vota e emigrantëve”, nisin bisedimet/ Gjiknuri: Kemi zgjidhje konkrete

Politika po avancon në debatin mbi mundësimin e votës së diasporës për 2025, sikundër e kërkon dhe Gjykata Kushtetuese, por kur vjen moment për...

OBSH e konfimon, ja sa persona kanë vdekur që nga nisja e konfliktit në Gaza

Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) ka shprehur besim të plotë në të dhënat e Ministrisë së Shëndetësisë në Gazë lidhur me shifrat e të...

Lindjet në nivelin më të ulët historik, popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi

Popullsia e Shqipërisë po tkurret me shpejtësi nga rënia e lindjeve dhe emigracioni i lartë. Të dhënat zyrtare të INSTAT referojnë se në 3-mujorin...

Çiklizëm, edicioni i 81-të i Turit të Shqipërisë/ Pesë etapa në jug të vendit

Federata Shqiptare e Çiklizmit do të organizojë javën që vjen edicionin e 81-të të Turit të Shqipërisë. Në eventin që do të mbahet nga...

Lajme të tjera

Web TV