Aksidenti i rëndë me një të vdekur dhe 9 të plagosur në Gramsh, arrestohet shoferi i minibusit (Emri)

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Arjol Xhepexhiu, shoferi i minibusit që u përfshi në aksidentin e rëndë në Gramsh, është arrestuar sot në mbrëmje nga policia.

Bëhet me dije se urdhri i ndalimit i është komunikuar në spital ku po merr trajtim.

Kujtojmë që si pasojë e aksidentit humbi jetën 30-vjeçari Ledian Lami si dhe u plagosën 9 pasagjerë të tjerë.

Numri i pasagjerëve mbi kapacitetin e lejuar dyshohet të ketë qenë shkaku i aksidentit të rëndë që ndodhi mesditën e sotme në Gramsh.

Burime nga grupi hetimor kanë thënë se kanë qenë të paktën 7 pasasgjerë mbi kapacitetet, që qëndronin ulur midis dy sediljeve të minibusit me stola prej druri.

Tre nga të plagosurit janë në gjendje kritike për jetën. Tre nga të plagosurit janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku dy u transportuan me autoambulancë ndërsa i treti me helikopter.

Mësohet se mes të plagosurve është edhe një fëmijë 6 vjeç i cili po trajtohet në spitalin e Gramshit.

Siç mund të shihet nga videot xhamat e minibusit janë thyer ndërsa mjeti ka marrë dëmtime të shumta në strukturë. Po ashtu në tokë dallohen veshjet dhe ushqimet, apo sendet e tjera personale që pasagjerët kanë pasur me vete.

Të fundit

Kronikë ëndrrash e darametesh!

Nga Agron Gjekmarkaj Prej muajsh ka rënë myshku mureve të “kronikës” e ndryshku mbi penën e saj! Një ëndërr mu...

Sir Kristofer Li, Kalorësi i Errësirës dhe legjenda e ekranit botëror

7 qershor 2015 Nga fushat e luftës te ringjet e Drakulës dhe galaktikat e Star Wars-it, një jetë më e pabesueshme se çdo film. Përgatiti: Leonard...

Mijëra tifozë nga Kosova drejt Tiranës për ndeshjen Shqipëri-Serbi

Dita e sotme ka krijuar një varg kilometrik në Rrugën e Kombit, ku me mijëra tifozë nga Kosova po vijnë drejt Tiranës për ndeshjen...

Debati për burgun e Spaçit, Gonxhja nxjerr fotot pas restaurimit

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit (MEKI), Blendi Gonxhja ka reaguar pas debateve publike të ditëve të fundit lidhur me projektin filmik dhe ndërhyrjet...

Spaçi/ Berisha: Përpjekje e Edi Ramës për të mbyllur me suva gjëmën e tmerrshme

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha ishte në një konferencë për mediat, ku u ndal mes të tjerash edhe në debatin e fundit në...

Lajme të tjera

Web TV